Follow us on:

TAKSAT PËR SHËRBIME KONSULLORE

Nga data 1 shkurt 2018, të gjitha pagesat për shërbimet konsullore bëhen përmes kartelës bankare në zyrat e Ambasadës së Kosovës në Paris.

 


 

 

Pra, nga 1 shkurt 2018, ndërprehen të gjitha pagesat për shërbimet konsullore në zyre të Postës (La Poste) dhe pagesat bëhen vetëm përmes kartelës bankare në llogarinë të Ambasadës së Kosovës në bankën BNP PARIBAS.

Prandaj, përsonat që nuk kanë kartele bankare, ose ata që aplikojnë nga distanca për vërtetime të ndryshme, pagesën e taksave konsullore mund ta bëjnë me transfer bankar përmes këtyre të dhënave:



Xhirollogaria:     Ambassade de la République du Kosovo à Paris
IBAN :                 FR76 3000 4025 8700 0101 7750 433
BIC :                    BNPAFRPPXXX
RIB :                    30004 02587 00010177504 33
Domiciliation:     BNP PARIBAS AGENCE PARIS XVI INTERNATIO 


   


I. TAKSAT PËR LETËRNJOFTIM

  • Pajisja me letërnjoftim për here të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim - 40 euro


II. TAKSA PËR DOKUMENTE UDHËTIMI

  • Fletudhëtim për kthim - 30 euro
  • Pajisja me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët në pasaportë janë të plotësuara me vula dhe viza, për personat mbi 18 vjeç - 100 euro
  • Pajisja me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (për të gjitha llojet e aplikimit)..... 80 euro
  • Vazhdimi i afatit të vlefshmërisë të patentë shoferit, humbjes, dëmtimit - 80 euro



III. TAKSAT PËR SHËRBIMET E GJENDJES CIVILE

  • Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës - 30 euro
  • Regjistrimi i faktit të vdekjes - pa pagesë
  • Pajisja me certifikatë të lindjes, ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile, certifikatë të shtetësisë, certifikatë të martesës, certifikatë të vendbanimit, certifikatë të gjendjes martesore, deklaratë për bashkësinë familjare dhe vërtetim nga arkivi - 20 euro
  • Certifikata e vdekjes - pa pagesë
  • Procesverbali për pranimin e atësisë/amësisë - 30 euro



IV. TAKSA PË FITIM TË SHTETËSISË SË KOSOVËS, APO LIRIM NGA SHTETËSIA E KOSOVËS

  • Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia - 50 euro
  • Vendimi për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare - 250 euro
  • Vendimi për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare - 100 euro
  • Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare - 400 euro
  • Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat nën moshën 18 vjeçare - 200 euro



V. TAKSAT PËR VIZA TË KOSOVËS

  • Të gjitha llojet e vizave - 40 euro



VI. TAKSA PËR LEGALIZIM DHE VËRTETIM

  • Legalizimi i dokumenteve të huaja publike si dhe dokumenteve publike të Kosovës - 20 euro


VII. TAKSA PËR VEPRIME NOTERIALE DHE VËRTETIME TË ÇDO LLOJI

  • Vërtetime dhe konfirmime - 20 euro
  • Autorizime, përkthime (interne) - 10 euro
  • Certifikata të lindjes me foto - 10 euro