Follow us on:

Kosova në festat konsullore të Lionit

Paris – Lion, 1 korrik 2017 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë ka marrë pjesë për herë të katërt në festat konsullore në Lion, duke celebruar traditën dhe pasurinë, diversitetin dhe hapjen e shtetit të ri evropian.

Stenda e Kosovës, në të cilën ishin vendosur artikuj të kompanive lokale kosovare, është frekuentuar nga qindra vizitorë, kureshtarë për të zbuluar produktet e ofruara. Festimet janë hapur nga trupa Shota - moment që mori pamjen e një tubimi popullor dhe korri duartrokitjet e publikut.



Më 30 qershor, 1 dhe 2 korrik të çdo viti, sheshi Bellecour vishet me ngjyra nga e gjithë bota. Festimet konsullore janë organizuar nga Metropoli i Lionit, me praninë e afro 60 shteteve.