Follow us on:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris, ka hapur sot librin e ngushëllimeve për ish kryeministrin Bajram Rexhepi

Paris, 23 gusht 2017 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris, ka hapur sot librin e ngushëllimeve pas vdekjes së ish kryeministrit, Bajram Rexhepi. Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga sot (e mërkurë), 23 gusht 2017, deri të premten më 25 gusht 2017.

Sot libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur prej orës 14:30-16:30, kurse të enjten dhe të premten prej orës 10:0012.00 dhe nga 14:30-16:30). Ish kryeministri Bajram Rexhepi ka lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë dhe ka studiuar mjekësinë, profesion të cilin e ushtroi për shumë vite.

 

Ai ishte zgjedhur kryeministri i parë i Kosovësnë periudhën e pasluftës. Pos kësaj detyre, ai ka qenë edhe kryetar i Mitrovicës, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka shërbyer një mandat ministër i Punëve të Brendshme. Adresa e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Parisështë: 7, Rue de Monceau, 75008 Paris.