Follow us on:

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale për akreditim si ambasador jo-rezident i Republikës së Kosovës në Principatën e Andorës

Andorë, 1 dhjetor 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale për akreditim si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë jo-rezident i Republikës së Kosovës në Principatën e Andorës, tek Bashkë-Princi i Andorës, Peshkopi aktual i Urgellit Joan-Enric Vives i Sicilia.

 

Në ceremoninë e mbajtur në pallatin Episkopal në Seu d’Urgell, ambasadori përcolli përshëndetjet dhe mesazhet e miqësisë në mes të dy vendeve.

Gjatë audiencës private me Bashkë-Princin, ambasadori Gashi theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Gjatë vizitës në Principatën e Andorrës, ambasadori Gashi u takua edhe me Ministrën e Jashtme, znj. Maria Ubach Font, të cilës i shprehi falenderime për përkrahjen e deritanishme ndaj Kosovës.