Follow us on:

Programi i përbashkët vjetor i Ambasadave: Ambasada e Francës në Kosovë / Ambasada e Kosovës në Francë

Në kuadër të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Ambasada e Kosovës në Francë po bashkëpunojnë për të promovuar një program të përbashkët të ngjarjeve kulturore që tregojnë lidhjen dhe miqësinë mes dy vende.

 

Nëpërmjet një përzgjedhje të ngjarjeve të rëndësishme gjatë vitit 2018, të dy ambasadat ftojnë publikun të marrin pjesë në këto ngjarje dhe të zbulojnë forma të ndryshme të shprehjes artistike, si kinemaja, dizajni grafik, teatri, artet vizuale dhe gastronomia.


Ky fokus kulturor nxjerr në pah një përzgjedhje të ngjarjeve në të cilat artistët nga të dy vendet janë ftuar të marrin pjesë, për të paraqitur punën e tyre. Është gjithashtu një mundësi për të dy ambasadat të thellojnë bashkëpunimim e tyre, të pasur dhe të frytshëm në fushën e artit dhe kulturës.


Programi i përbashkët vjetor i Ambasadave është gjithashtu një mundësi për të promovuar, për publikun e të dy vendeve, aktivitete të cilësisë të lartë, të hapura për të gjithë dhe të theksohën pikat e kontaktit mes qarqeve kulturore dhe qytetarëve të të dy vendeve.


Të dy Ambasadat ju urojnë festa të fundvitit të lumtura dhe ju mirëpresin në shkurt 2018.



Z. Didier Chabert, Ambasador i Francës në Kosovë
Z. Qëndrim Gashi, Ambasador i Kosovës në Francës