Follow us on:

Komiteti për mbrojtje kundër Coronavirusit i lutet bashkatdhetarëve të reduktojnë vizitat në vendlindje

Prishtinë,mars 2020 - Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin esituatës epidemiologjike dhe mbrojtjen nga rreziku i përhapjes së Coronavirusitnë Republikën e Kosovës, u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që tëpërpiqen të reduktojnë në minimum vizitat në vendlindje, gjatë javëve nëvazhdim.

Kosova është një nga vendet e pakta evropiane ku ende nuk është konfirmuarprania e COVID 19. Mirëpo, duke pasur parasysh situatën e krijuar së fundmi, nëItali dhe vendet tjera në rajon, rreziku i përhapjes së këtij virusi vdekjeprurësështë shumë i madh.  

Për rrjedhojë, ky komitet, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,u lutet bashkatdhetarëve të kenë mirëkuptim ndaj kërkesës për reduktim tëvizitave në vendlindje, duke pasur parasysh se Kosova është një shtet i ri, nëzhvillim, dhe me një sistem shëndetësor që ka kaluar nëpër shumë sfida.  

Ju bëjmë të ditur se Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës kapërgatitur Planin e Veprimit për zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe tëReagimit kundër Covid-19, Qeveria ka ndarë mbi dhjetë milionë euro për nevojate zbatimit të këtij plani dhe në rast nevoje do të merren edhe masa të tjera përtë parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit që e detyroi Italinë të funtetnë karantinë.

COVID 19 është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të muajit dhjetor tëvitit të kaluar, për t’u përhapur më pas, për pak javë, pothuajse në shumicën evendeve të botës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më tani ngaky virus janë të prekur 121,738 veta në nivel global, janë shëruar 66,943 veta,kanë vdekur 4,382 veta, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet shkencore për gjetjene vaksinës.