Follow us on:

Emra mori pjesë në Ditën Kombëtare të Kroacisë

Zagreb, 25 qershor 2017 - I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, Uliks Emra, ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Ditës Kombëtare të Kroacisë, të organizuar nga Zyra e Presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitarovic.

Të pranishëm në pritje ishin kori diplomatik i akredituar në Kroaci, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe mysafirë të shumtë nga sfera politike, kulturore dhe sportive.

Me këtë rast, Emra takoi presidenten Grabar Kitarovic, të cilën e uroi për 26 vjetorin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kroacisë dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë në proceset politike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.