Follow us on:

Ambasadori Kasapolli u prit në vizitë pune në qytetin e Osijekut

Osijek, 16.04.2018- Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli i shoqëruar nga deputetja shqiptare në Parlamentin Kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj dhe Kryetarin e Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të Prefekturës së Osijekut-Baranjës, Basri Haliti ka realizuar një vizitë pune në qytetin e Osijekut.

Delegacioni u takua me Prefektin e qytetit të Osijekut  Ivan Vrkiq, Prefektin e Prefekturës së Osijekut- Baranjës  Ivan Anusic, Kryetarin e Odës Ekonomike  Zoran Kovaqeviq dhe Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtarë për qytetin e Osijekut dhe Këshillin Kombëtarë Shqipëtarë për prefekturën e Osijekut dhe Baranjës.


Në këto takime është biseduar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, përkatësisht ndërmjet qytetit të Osijekut dhe komunave të Kosovës.


Me këtë rast Ambasadori Kasapolli theksoi se ‘’Dëshirojmë që bashkëpunimi ynë të jetë më i madh dhe në forma konkrete.Vendet tona kanë potencial prandaj  besoj që gradualisht do të kthejm Kroacinë në Kosovë por edhe të prezantojmë Kosovën në Kroaci’’.