Follow us on:

Ambasadori Kasapolli mori pjesë në koncertin ‘’Trio de Soprano’’ në Zagreb

Zagreb, 10 maj 2018 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli mori pjesë në koncertin e ‘’Trio de Soprano’’, organizuar nga Ambasada e Kosovës në Zagreb, Këshilli i Pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës.

‘Trio de Soprano’ është formacion i formuar në përbërje të tri artisteve: Jeta Çitaku, soprano, Eremira Çitaku, flaut, dhe Alberta Troni, piano. ‘’Trio de Soprano’’, përveç interpretimit të literaturës klasike botërore po ashtu afirmon muzikën tonë artistike si dhe prezanton artistë, kompozitorë shqiptarë.