Follow us on:

Ambasadori Kasapolli takoi Zv/Kryeministren dhe Ministren e Puneve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Marija Pejçinoviq – Buriq

Zagreb 16 Maj 2018- Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli takoi Zv/Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Marija Pejçinoviq – Buriq.

Gjatë këtij takimi  u konstatuan marrëdhëniet e mira dypalëshe midis Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës dhe u konfirmua interesi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Marija Pejçinoviq – Buriq përsëriti mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në rrugën evropiane. Poashtu u diskutua për cështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës meqë Kroacia merr presidencën me 18 Maj.


Gjithashtu ata diskutuan për themelimim e katedrave të gjuhëve respektive, pozitën dhe mbështetjen e kroatëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Kroaci.