Follow us on:
Shpend KALLABA Ambasador i Republikës së Kosovës në Budapest

Ambasadori Shpend KALLABA (i lindur më 1 shkurt 1961, Komuna e Kamenicës, Republika e Kosovës).

Shpend Kallaba u diplomua në vitin 1985 në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë - Departamenti i Gjuhës Angleze. Ai shërbeu si profesor i gjuhës angleze në shumë komuna të Kosovës deri në vitin 2000, në nivel të shkollave fillore dhe të mesme.

Karriera e Ambasadorit Kallaba pas luftës në Kosovë, vazhdoi si Këshilltar i Odës Ekonomike të Austrisë për Kosovë, në Zyrën e Odës Ekonomike të Austrisë në Prishtinë, nga viti 2000-2002. Para se ti bashkohej sektorit publik, ai ishte gjithashtu një zyrtar i lartë në Hekurudhat e Kosovës.

Që nga viti 2004 ka shërbyer në cilësinë e Shefit të Divizionit për Çështjet e Protokollit në Zyrën për Koordinimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Dialogut Rajonal në Zyrën e Kryeministrit - e cila u atëbotë krijua si bazë për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ambasadori Kallaba ishte gjithashtu i përkushtuar në vendosjen e praktikave të Protokolit të shtetit dhe punoi në vazhdimësi në kabinetet e katër Kryeministrave, në Qeverinë e Republikës se Kosovës përgjatë periudhës 2004-2006.

Gjatë këtyre viteve, ai ndoqi shkollimin e vazhdueshëm në Akademinë Diplomatike në Tiranë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Përveç kësaj, përkushtimi i tij profesional u përqendrua edhe më tej rreth protokolit dhe praktikave diploamtike përmes studimeve dhe trajnimeve në Institutin Diplomatik 'Clingeldael' të Hagës.

Gjatë vitit 2005-2006, Ambasadori Kallaba gjithashtu fitoi përvoja të drejtpërdrejta në Institutin Diplomatik, në Ministrinë e Punëve të Jashtme së Bullgarisë.

Karriera e tij aktive politike filloi gjatë periudhës 2006-2010, si Shef i Kabinetit dhe Protokolit në zyrën e z. Behgjet Pacolli - kryetar i partisë politike të Aleancës së Re të Kosovës.

Në tetor 2010, Ambasadori Kallaba u emërua Këshilltar për Politikë të Jashtme në Kabinetin e Ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.T. Z. Jakup Krasniqi, ndërsa ka shërbyer edhe si Këshilltar i politikës së jashtme në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.T.Z.. Behgjet Pacolli (shkurt - mars 2011).

Në maj 2012, ai përfundoi një program te shkëmbimit të përvojave në SHBA, në programet e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, John C. Ëhitehead dhe Seton Hall University, nën drejtimin e Ambasadorit John K. Menzies dhe Robert L. Berry.

Ai u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë nga prilli 2012 deri në qershor 2018.
Më 26 qershor 2018, Ambasadori Kallaba është dekoruar nga SH.T.Z. Rumen Radev, President i Republikës së Bullgarisë me Urdhrin e Kalorësit “Madara”, në njohjen e kontributit të tij të jashtëzakonshëm, në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ambasadori KALLABA, në Nëntor te vitit 2018, është emëruar Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë ne Budapest-Hungari, dhe nga Janari 2019, shërben në Ambasadën e Kosovës ne Hungari.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ambasadori Kallaba flet shqip, anglisht, bullgarisht dhe serbisht.