Follow us on:

16 Qershor 2020 - Ambasadori Kallaba zhvilloi një takim në Parlamentin e Hungarisë

16 Qershor 2020 - Ambasadori Kallaba zhvilloi një takim në Parlamentin e Hungarisë me z. István Jakab, zv. Kryetar i Parlamentit dhe bashk-kryesues i grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, ku prezent ishte edhe z. Károly Tüzes, Drejtor për Marrëdhënie të Jashtme në Parlamentin e Hungarisë. Në këtë takim miqësor, që rezultoi si shumë i frytshëm, Ambasadori Kallaba falënderoi z. Jakab, për kohën e ndarë dhe për kontributin e pa lodhshëm që kishte dhënë për Pavarësinë e Kosovës, ndihmën në krijimin e Institucioneve, duke përmendur ndikimin dhe bashkëpunimin në projektet e binjakëzimit mes dy Institucioneve Parlamentare, për fuqizimin dhe përafrimin e Kuvendit të Kosovës me Institucionet e BE-së, dhe integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë. z. Kallaba po ashtu falënderoi Qeverinë dhe Popullin mik hungarez, që gjatë tërë kohës ishte mbështetës i të gjitha nismave të shtetësisë së Kosovës, dhe në vijimësi duke kërkuar që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë të integrohen sa më shpejt në familjen e BE-së.
Ndërsa z. Jakab, u falënderua për takimin e iniciuar nga ne, dhe bëri një rezyme te punës së Tij, kontributin dhe bashkëpunimit që e kishte dhënë gjate tërë këtyre viteve - duke qenë 30 vite pjesë e jetës publike në Hungari - për Kosovën dhe Popullin Shqiptar që aq shumë e donte. Ai kërkoi që të ketë stabilitet në qeverisjen e shtetit të Kosovës, që të fillojmë sa më shpejt bashkëpunimet intensive mes dy institucioneve, si me Grupin Parlamentar te Miqësisë te Kosovës, po ashtu edhe në nivel qeveritar, dhe me kënaqësi të ndikojnë tek komisioneri hungarez për zgjerim i BE-së z. Oliver Várhelyi, dhe Deputetet e tyre hungarez në PE, që të influencojnë integrimin e Kosovës ne Familjen e BE-së.
Ambasadori Kallaba dhe nënkryetari z. Jakab, gjithashtu u pajtuan që së shpejti të organizohet një vizitë e ndërsjellët mes institucioneve më të larta të dy shteteve, për ti shtyrë përpara proceset e bashkëpunimit, sikur ato për të cilat kemi marrëveshje, po ashtu edhe për iniciativat e reja.