Follow us on:

Ambasadori Kallaba mori pjesë në takimin lamtumirës me rastin e përfundimit të mandatit të Ambasadorit norvegjez në Hungari

03 Gusht 2020,
Me ftesë të Ambasadës së Norvegjisë në Budapest dhe Dekanit të Trupit Diplomatik të Hungarisë, Michael A. Blume, Ambasadori Shpend Kallaba mori pjesë në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit Olav Berstad i cili po përfundon mandatin e tij. Megjithëse ishte pritje mjaft private, me një numër të vogël diplomatësh duke respektuar distancën sociale, ishte një ceremoni emocionuese si e para që ndodhi pas gjashtë muajsh, ku të gjithë e kujtuan edhe njërin nga diplomatët e Ambasadës angleze i cili humbi betejën me Covid19 në fillimet e shfaqjes së pandemisë në Hungari.

Ambasadori Berstad, duke i falënderuar të pranishmit për prezencën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ndër vite sa kishte shërbyer si Ambasador i Norvegjisë në Budapest, foli për rrugëtimin dhe sfidat e sukseset gjatë punës së tij si Ambasador, duke u shprehur i bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij.
Ambasadori Kallaba iu falënderua për qasjen shumë pozitive dhe bashkëpunuese të tij dhe shtetit norvegjez ndaj Kosovës duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij diplomatike.