Follow us on:

NJOFTIM!

Sipas rregullorës së fundit të Qeverisë së Hungarisë lidhur me kontrollet dhe kufizimet e udhëtimit, e cila do të hyjë në fuqi me datë 1 Shtator 2020 (E Martë), të gjithë qytetrët e huaj që nuk posedojnë leje-qëndrim të shtetit hungarez me afat kohorë më shumë se 90 ditë, nuk mund hyjnë në Hungari. Përjashtime në këtë rast bëhen vetëm për këto kategori:
- studentë të huaj të cilët duhet të posedojnë vërtetim që studiojnë rregullisht në Hungari,
- transportuesit e mallrave,
- sportistë profesionistë me punë në Hungari,
- ata që kryejnë vizita zyrtare,
- ata që vertetojnë se në gjashtë muajt e fundit kanë qenë të infektuar me virusin Covid-19,
- personat të cilët duhet të paraqiten para gjykatës për qëllime juridike, të vërtetuara
me dokumente zyrtare nga një gjykatë hungareze,
- ata që kryejnë një biznes për të cilin kanë një certifikatë qeveritare,
- ata të cilët vërtetojnë se janë të ftuar në ngjarje familjare, siç janë dasmat, funeralet ose pagëzimet,
- pjesmarrësit e ngjarjeve të rëndësishme sportive, kulturore ose kishtare (jo spektatorët!),

Personat e kategorive të lartcekura, janë të obliguar të kërkojnë leje paraprake, të cilën mund ta bëjnë në mënyrë elektronike në anglisht ose përmes një përfaqësuesi ligjor nëpërmjet kërkesës/aplikacionit online që duhet të plotësohet në faqen zyrtare të Policisë së Hungarisë:
https://ugyintezes.police.hu/en/uj-ugy-inditasa
Të gjithë ata që hyjnë dhe kanë për qëllim qëndrimin në Hungari, përfshirë këtu edhe kategoritë në fjalë, janë të detyruar të vet-izolohen për 14 ditë. Në kufi bëhet një ekzaminim mjekësor. Nëse ka dyshime të infeksionit me Covid-19, qytetarët do të karantinohen në një vend të caktuar nga autoritet hungareze. Nëse nuk ka dyshime të infeksionit, atëherë do t’ju kërkohet të vet-izolohen për 14 ditë. Nga ky detyrim mund të përjashtohen, vetëm në se mbrenda 5 ditëve, me 48 orë diferencë mes testeve, pas hyrjes në Hungari kanë kryer 2 teste negative të SARS-CoV-2. Shteti hungarez do të mbulonë kostot e lidhura me hulumtimin e kontakteve, por jo kostot e testeve të atyre që hyjnë nga jashtë.
Kalimi transit i të huajve nëpermjet territorit të Hungarisë është i mundshëm, dhe pa kufizime kohore, për të gjthë ata të cilët posedojnë leje-qëndrim apo vizë pune të ndonjë shteti të zonës Schengen. Për ata shtetas që posedojnë vizë turistike Schengen, duhet dëshmuar/vërtetuar qëllimi (jo turistik) i udhëtimit me dëshmi apo ftesë nga vendi e destinacionit të udhëtimit, dhe se njëkohësisht shteti fqinj me Hungari lejon udhëtimin në fjalë.
Po ashtu duhet theksuar, se gjatë kalimit transit lejohet shfrytëzimi vetëm i rrugës/autostradës përkatëse, me mundësi ndalimi vetëm në pikat e karburantit, dhe brenda 24 orëve duhet larguar nga territori i Hungarisë.
Çdo mos përfillje e rregullave të lartcekura, nënkupton gjobitje ose kthim mbrapa të qytetarëve.