Follow us on:

Ambasadori Shpend Kallaba ishte nikoqir i takimit

16 Shtator 2020 - Ambasadori Shpend Kallaba ishte nikoqir i takimit mes kryetarit te Aleancës Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini dhe kryetarit të Komitetit për Ballkanin Perëndimor pranë Odës së Tregëtisë dhe Industrisë së Hungarisë z. Attila Galambos. Ne këtë takim të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Budapest mes të tjerash u bisedua për bashkpunim ekonomik ne mes të dy vendeve, duke zhvilluar lidhje bashkpunimi nëpërmjet bisneseve të përfaqësuara nga institucionet në fjalë. Palët u akorduan për takimin e radhës në Kosovë, ku pritet të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi në mes te dy institucioneve.