Follow us on:

Për ambasadën

Për Ambasadën


Marrëdhëniet dypalëshe


Republika e Kosovës dhe Republika e Italisë kanë marrëdhënie të ngushta miqësore, të cilat reflektohen në bashkëpunimin shumëplanesh që ekziston ndërmjet dy vendeve, si në nivelin politik, ashtu në atë të marrëdhëniet ndërkombëtare. Ekzistojnë shkëmbime edhe  në fusha të tjera, si arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi, tregti etj. 

  Prej shumë vitesh Italia është një nga vendet mbështetëse të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës nëpërmjet shumë donacioneve dhe investimeve në fusha të ndryshme ndërsa lidhjet ndernjerëzore ndërmjet  dy vendeve janë vendosur prej shekujsh, lidhje të cilat i ka favorizuar afërsia gjeografike dhe aspektet kulturore.

  

Kosova dhe Italia kanë vendosur bashkëpunim edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes menjëherë pas përfundimit të  luftës ku ky shtet ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë me një numër  të madh të forcave ushtarake të KFOR-it, nën obrellën e NATO-s. 


Ambasada e Kosovës në Romë është hapur me ....

Republika e Kosovës  ka hapur konsullata edhe në qytetin e Milanos dhe të Barit, ndërsa në Itali jeton një numër i madh i shtetasve kosovarë, rreth 40 mijë të cilat i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike të Kosovës. 



Bashkëpunimi politik


Italia është një nga vendet mbështetëse të pavarësisë së Kosovës. Ajo  ka dhënë një kontribut të çmuar në mbështetjen e procesit të çlirimit të Kosovës nga Serbia gjatë vitit 1998-1999, si anëtare e NATO-s. Pas çlirimit të Kosovës shteti italian,  si një nga shtetet anëtare të Grupit të Quintit  dhe të Grupit të Kontaktit, së bashku me vende të tjera si SHBA, Franca, Gjermania, Britania e Madhe,  ka qenë  mbështetëse e fuqishme edhe e procesit të pavarësimit të Kosovës. Republika e Italisë e ka njohur pavarësinë menjëherë pas shpalljes nga ana e Kuvendit dhe marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve janë  vendosur menjëherë. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi dypalësh është intensifikuar.

  Si anëtare e NATO-s, Italia aktualisht është kontribuuesja më e madhe në numër  trupash në KFOR.  Roli i Italisë në çështjet e sigurisë në Kosovë është fundamental. Po kështu Italia ka kontribuar nëpërmjet pranisë së zyrtarëve të saj edhe në Misionin e EULEX-it dhe atë të UNMIK-ut, si dhe në misionin e OSBE-së në Kosovë.

  Italia ka mbështetur Kosovën edhe në procesin e anëtarësimit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN, BERZH-i, Komisioni i Venecias, CEB etj.




Bashkëpunimi kulturor 


Kosova dhe Italia janë në fazën e rritjes së bashkëpunimit kulturor si dhe në fushën e arsimit. Ka intensifikim në fushën e botimeve dhe të aktiviteteve kulturore. Në fushën e arsimit është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Universiteti La sapience dhe Universitetit të Prishtinës.


Bashkëpunimi Ekonomik


Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Italisë dhe Kosovës është në një fazë fillestare për nga sasia e shkëmbimeve tregtare, mirëpo me një potencial shumë të madh për të ardhmen. Prani e Kompanive Italiane në Kosovë ka njohur rritje vitet e fundit, dhe po ashtu eksportimi i disa produkteve të Kosovës në Itali është bërë i mundur. Ekzistojnë një sërë marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Italisë të cilat janë nënshkruar dhe disa të tjera të cilat janë në proces. Italia këtë vit do të jetë kryesuese e Procesit të  Ballkanit Perëndimor, proces i cili ka rëndësi të madhe për ekonominë e Kosovës.