Follow us on:

Fletëudhëtimi për kthim

Shërbimi konsullor në Itali është i autorizuar të lëshojë Fletëudhëtim për kthim për shtetasit e Republikës së Kosovës në rastet kur pasaporta është e humbur, dëmtuar, skaduar; për fëmijët e porsalindur të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Kosovë dhe rastet tjera emergjente apo humanitare. 


Për t'u pajisur me Fletëudhëtim, aplikuesi duhet të dorëzojë këto dokumente: 

 

  • Kërkesën për fletëudhëtim (plotësohet në mision në momentin e aplikimit) 
  • Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur, vjedhur apo konfiskuar;
  • Kopjen e dokumentit të Republikës së Kosovës që dëshmon shtetësinë e aplikuesit dhe kopjen e një dokumenti me foto (lejen e qëndrimit, patentë shoferin) që dëshmon identitetin e aplikuesit;
  • Dokumentin e udhëtimit (dhe një kopje të tij), nëse është i dëmtuar;
  • Një fotografi të standartit ICAO (Organizata ndërkombëtare për Aviacion Civil);
  • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim

 

Fletudhëtimi lëshohet brenda 48 orëve nga momenti i aplikimit dhe ka vlefshmëri 30 ditë nga data e lëshimit (jo data e aplikimit) .