Follow us on:

Ambasadorja Lama dorëzoi letrat kredenciale në San Marino

San Marino, 17 shkurt 2017 - Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama dorëzoi letrat kredencile në Republikën e San Marinos, ku do të jetë ambasadore jorezidente. Lama pas një ceremonie të organizuar nga shteti i San Marinos, paraqiti letrat kredenciale tek Kapitenët Regjentë, Marino Riccardi dhe Fabio Berardi.

<p> 

Në fjalën e saj të rastit ambasadorjaLama, përcolli përshendetjet e presidentit Hashim Thaci dhe të popullit tëKosovës. Ajo  falenderoi përfaqësuesit eshtetit të San Marinos për rolin e tyre përkrahës në njohjen e pavarësisë sëKosovës menjëherë pas shpalljes së saj, si dhe përkrahjen me votën e tyre në anëtarësimine Kosovës në organizata ndërkombëtare. ‘San Marino është një vend simbol ipaqes, dhe këtë simbolikë më së miri e kupton populli i Kosovës i cili kavuajtur nga luftërat e shkaktuara nga pushtuesit’tha Lama.</br>

Ajo foli edhe përthellimin e mëtejshëm të raporteve miqësore me shtetin e San Marinos, jo vetëmnë fushën diplomatike por edhe në fusha të tjera. Nga ana e tyre përfaqesuesite San Marinos, Kapitanët Regjentë theksuan dëshirën e shtetit të tyre përintensifikimin e raporteve ekonomike dhe kulturore me Kosovën. Si promovues tëpaqes, ata garantuan se do të jenë përkrahës të shtetit të Kosovës në çdoproces ndërkombëtar.</br>

Më pas ambasadorja Lama patirastin të prezantohet me të gjithë sekretarët e shtetit, që janë kabinetiqeveritar si dhe me diplomatë të shtetit të San Marinos, ku shkëmbeu informatadhe kontakte në lidhje me bashkëpunimet mes dy shteteve.

</p>