Follow us on:

Themelohet Dhoma e Tregtisë Itali-Kosovë

Romë, 14 korrik 2017 - Është themeluar Dhoma e Tregtisë Itali - Kosovë, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë dhe një grupi biznesmenësh me ndikim në Itali.

President i saj u zgjodh diplomati i njohur italian, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Giulio Terzi, ndërsa selia e saj do të jetë në Romë.

 

Në përputhje me objektivin e Ambasadës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, Ambasada e Kosovës në Itali do të jetë e përfaqësuar nga ambasadorja, në cilësinë e Anëtares së Nderit të Dhomës së Tregtisë.

 

Në ambjentet e Ambasadës u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit mes ambasadores Alma Lama dhe presidentit të Dhomës së Tregtisë Giulio Terzi. Ndërkohë një Memorandum Bashkëpunimi është nënshkruar edhe me Odën Ekonomike të Kosovës, nga kryetari i saj Safet Gërxhaliu.

 

Iniciativa e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë për themelimin Dhomës së Tregtisë ishte prezantuar në takimin me biznesmenë të mbajtur me 27 prill, i organizuar me qëllim të prezantimit të mundësive për investime dhe të potencialit për të bërë biznes në Kosovë.

 

Qëllimi i OEIK-së është rritja e bashkëpunimit të bizneseve italiane dhe atyre kosovare dhe mbrojtja e interesave të ekonomive të të dyja vendeve.