Follow us on:

Ambasadorja Lama takoi kryetarin e Komisionit të Senatit për Politikat e Bashkimit Evropian

Romë, 4 tetor 2018 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Alma Lama zhvilloi takim me kryetarin e Komisionit të Senatit për \"Politikat e Bashkimit Evropian\", Ettore Antonio Licheri.

Ambasadorja Lama falënderoi shtetin italian për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe njoftoi për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ambasadorja Lama përsëriti qëndrimin se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave, se do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për studentët dhe të gjithë kosovarët që të udhëtojnë lirshëm dhe se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk është pjesë e kësaj mundësie që ka Evropa.

Kryetari Licheri u interesua për zhvillimet e brendshme në Kosovë, procesin e integrimit evropian dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim për çështjet e ngritura në takim si edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor.