Follow us on:

Ambasadorja Alma Lama viziton shoqatën Caramella Buona Onlus

Me 2 nëntor Ambasadorja Lama ka vizituar zyrat e organizatës La Caramella Buona, në Reggio Emilia, e cila bën një punë të shkëlqyer për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet. Z. Roberto Mirabile, president i kësaj organizate e informoi ambasadoren lidhur me aktivitetet e organizatës, me fokus të veçantë mbrojtjen e gruas dhe fëmijëve. Ambasadorja Lama e përgëzoi z. Mirabile për punën e jashtëzakonshme që bën organizata në mbrojtjen e pjesës më të prekur të shoqërisë.