Follow us on:

Ambasadorja Lama realizoi një vizitë në Brescia, takon autoritetet lokale dhe shoqatat e bizneseve

Më 14 dhe 15 Prill Ambasadorja Lama zhvilloi një vizitë në qytetin e Brescias. Në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime me autoritet lokale, autoritetet e biznesit dhe përfaqësues të Universitetit të Brescia-s. Gjithashtu, Ambasadorja Lama mbajti ligjëratë të hapur për Kosovën në Universitetin e Brescia-s.

Më 14 Prill, Ambasadorja Lama u takua me rektorin e Universitetit të Brescia-s Prof. Maurizio Tira të cilin e njoftoi për arsimin në Kosovë, Universitetin e Prishtinës, studentët dhe rininë e Kosovës në përgjithësi dhe bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Në ditën e njëjtë, Ambasadorja Lama u takua edhe me autoritetet lokale, në ndërtesën e Komunës së Brescias, ku u prit nga Kryetari z. Emilio del Bono dhe Presidenti i Asamblesë Prof Roberto Cammarata, me të cilin zhvilloi një takim. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunim ekonomik dhe për binjakëzimin e komunave, që u vleresua si një mjet i rëndësishëm për vendosjen dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Vizitë gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Brescia u realizua edhe në Assoziacione Industriale Bresciana, ku Ambasadorja Lama u takua me Presidentin e z. Giuseppe Pasini dhe me Drejtorin e Përgjithshëm Filipo Schittone ku u bisedua për mundësitë e investimeve në Kosovë. Gjatë takimit u prezantuan sektorët prioritarë për zhvillim nga të dy vendet. Ambasadorja Lama informoi për fushat ku mund të fillojë bashkëpunimi dhe investimet.

Pas dite Ambasadorja Lama u takua edhe me presidentin e Assoziazione Artigiani di Brescia z. Bartolo Agliardi. Ky takim ishte shumë miqësor qëllimi i të cilit ishte identifikimi i mundësive për zhvillim të ndërsjellë të bizneseve artizanale. Presidenti Agliardi informoi se në provincën Brescia ekzistojnë 120.000 biznese nga të cilat 89% janë biznese të vogla. Ai tregoi rrugët e mundshme të cilat mund të hulumtohen për një marrëdhënie të frytshme. Më 15 nëntor Ambasadorja Lama u takua edhe me Drejtorin për çështje institucionale dhe marketing i kompanisë italiane Turboden, z.Marco Baresi. Drejtori Maresi me të cilin bisedoi për projektet aktuale dhe planet për investime.