Follow us on:

Pyetje të shpeshta rreth masave të miratuara nga qeveria (Faza e dytë)

Të rejat e Dekretit të Presidentit të Këshillit të Ministrave, të datës 26 prill 2020

Cilat janë të rejat e Dekretit të Presidentit të Këshillit të Ministrave të datës 26 Prill 2020?
Dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave (DPKM) i datës 26 Prill 2020 prezanton, duke filluar nga 4 maji, disa risi, duke përfshirë, për shembull, mundësinë e vizitave te të afërmit që jetojnë në të njëjtin rajon dhe rihapjen e parqeve dhe kopshteve publike, në përputhje me masat sanitare dhe duke shmangur gjithsesi tubimet (kryetarët e komunave mund të vendosin të mbyllin përsëri dhe përkohësisht parqet, nëse ndalesa e tubimeve nuk mund të garantohet).

Përdorimi i maskës në vende të mbyllura me akses për publikun (siç është transporti publik dhe ndërmarrjet tregtare) bëhet i detyrueshëm.

DPKM i ri përcakton gjithashtu detyrimin për të qëndruar brenda në shtëpi për të gjithë ata që kanë simptoma që lidhen me sindromat e frymëmarrjes dhe një temperaturë të trupit më të lartë se 37.5° C.

Gjithashtu nga 4 maji, mund të rifillohet aktiviteti fizik dhe sportiv, individualisht, madje edhe larg shtëpisë.

Një tjetër risi e rëndësishme ka të bëjë me mundësinë e zhvillimit të kremtimit të varrimeve, me një numër maksimal të pjesëmarrësve prej 15 persona, të veshur me maska ​​mbrojtëse dhe mundësisht në ambiente të hapura jashtë.

DPKM, gjithmonë duke filluar nga 4 maji, u lejon bareve, restoranteve dhe të ngjashme, përgatitjen e ushqimit për tu marrë me vete, e cila i shtohet aktivitetit të lejuar tashmë të dorëzimit në shtëpi.

Rifillojnë punën aktivitete të ndryshme prodhuese dhe industriale, aktivitete për sektorët e manifakturës dhe të ndërtimit, së bashku me të gjitha aktivitetet me shumicë që lidhen me to, me detyrimin për të respektuar rregullat në fuqi në lidhje me sigurinë në punë.

LËVIZJET

A mund të lëviz për të vizituar dikë?
Lëvizjet lejohen për të takuar vetëm të afërmit tuaj (shiko faq e mëposhtme), të cilat duhet të konsiderohen si lëvizje të justifikuara nga nevoja. Sidoqoftë, rekomandohet fuqimisht të kufizoni në maksimum takimet me personat me të cilët nuk bashkëjetoni, pasi kjo rrit rrezikun e infektimit. Gjatë këtyre takimeve duhet të respektohen: ndalimi i tubimeve, distancimi ndërnjerëzor prej të paktën një metri dhe detyrimi për të përdorur maska për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes.

Kush janë të afërmit me të cilët lejohet të takohemi, sipas nenit 1, paragrafi 1, shkronja a), i DPKM të 26 Prillit 2020?
Fusha së cilës mund ti referohet termi "të afërm" mund të burojë në mënyrë indirekte, në mënyrë sistematike, nga rregullat për lidhjet farefisnore dhe afrisë, si dhe nga jurisprudenca mbi temën e përgjegjësisë civile.

Në bazë të këtyre referencave, duhet të konsiderohet se "të afërmit" të cilëve u referohet DPKM përfshijnë: bashkëshortët, partnerët bashkëjetues, partnerët e lidhjeve civile, personat që janë të lidhur nga një lidhje e qëndrueshme emocionale, si dhe të afërmit deri në shkallën e gjashtë (si për shembull, fëmijët e kushërinjve me njëri-tjetrin) dhe të afërmit deri në shkallën e katërt (siç janë, për shembull, kushërinjtë e bashkëshortit/tes).

A mund të shkoj për vizitë tek të afërmit jashtë rajonit?
Jo, lëvizjet jashtë rajonit tuaj lejohen vetëm për arsye pune, shëndetësore ose urgjence absolute.
  
A mund të dilet për të bërë një shëtitje?
Ju mund të dilni nga shtëpia juaj vetëm për të shkuar në punë, për arsye shëndetësore ose për domosdoshmëri (dekreti përfshin në këtë hipotezë edhe atë të vizitave tek të afërmit, shiko FAQ) ose për të kryer aktivitet sportiv apo fizik në ambiente të hapura. Prandaj shëtitjet lejohen vetëm nëse janë rreptësisht të nevojshme për të realizuar një lëvizje sipas arsyeve të treguara më lart. Për shembull, janë arsye domosdoshmërie, lëvizja për të bërë pazarin, për të blerë gazeta, për të shkuar në farmaci, ose në çdo rast për të blerë gjëra të nevojshme për jetën e përditshme pra për të shkuar tek aktivitetet tregtare të hapura (shiko FAQ). Për më tepër, justifikohet çdo dalje nga shtëpia për aktivitete sportive ose aktivitete fizike në natyrë. Kuptohet që arsyetimi për të gjitha lëvizjet e lejuara, në rast të ndonjë kontrolli, mund të jepet sipas formave dhe metodave të lejuara.

Arsyetimi i punës mund të vërtetohet gjithashtu duke treguar dokumentacionin e duhur, të dhënë nga punëdhënësi (kartela ose të ngjashme) të përshtatshme për të dëshmuar gjendjen e deklaruar. Në çdo rast, të gjitha lëvizjet i nënshtrohen ndalimit të përgjithshëm të tubimit dhe si rrjedhojë detyrimit për respektimin e distancës minimale të sigurisë prej 1 metër ndërmjet njerëzve.

A ka kufizime në lëvizjet për ata që kanë simptoma të infeksionit të frymëmarrjes dhe temperaturë më të lartë se 37.5?
Subjektet me simptoma të infeksionit të frymëmarrjes dhe temperaturë (më të lartë se 37.5° C) duhet të qëndrojnë në banesën e tyre, të kufizojnë në maksimum kontaktin me persona të tjerë dhe të kontaktojnë mjekun e tyre.

A mund të dalim për të blerë mallra të ndryshëm përveç atyre ushqimore?
Po, por vetëm për të blerë produkte që përfshihen në kategoritë e ushqimeve për të cilat lejohet shitja dhe që janë parashikuar shprehimisht nga Dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave i 26 Prill-it 2020, lista e të cilëve është në dispozicion në këtë vegëz (shtojca 1 dhe shtojca 2).

Kush ndodhet jashtë shtëpisë ose vendbanimit të tij a mund të kthehet?
Po. Dekreti parashikon që kthimi në banesë apo vendbanim është i lejueshëm në çdo rast edhe pse kjo ka si pasojë lëvizjen midis rajoneve të ndryshme.

Pasi të jem kthyer në shtëpi / banesë / vendbanim, siç lejohet me DPKM të 26 Prillit 2020, a është e mundur të zhvendosem përsëri jashtë rajonit të arritur të vendbanimit?
DPKM i 26 Prillit 2020 lejon lëvizjen ndërmjet rajoneve të ndryshme vetëm në rastet kur ka: nevoja të dëshmuara për punë ose urgjencë absolute ose arsye shëndetësore. Prandaj, pasi të jeni rikthyer në shtëpi / banesë / vendbanimin tuaj me ardhje nga një rajon tjetër (siç lejohet duke filluar nga 4 maji i vitit 2020), nuk do t'ju lejohet të lëvizni jashtë kufijve të rajonit ku gjendeni, me përjashtim të rasteve kur ka një arsye lëvizjeje të ligjshme të treguara si më sipër.

Unë kam një fëmijë të mitur, a mund ta shoqëroj atë në një park, një vilë apo një kopsht publik?
Po, hyrja e publikut në parqe, vila dhe kopshte publike lejohet me kusht që të respektohet në mënyrë të rreptë ndalimi i të gjitha formave të tubimeve dhe distanca e sigurisë ndërnjerëzore prej një metri. Nuk mund të përdoren zonat e pajisura me lodra për fëmijë që, sipas Dekretit të ri mbeten të mbyllura.

Kryetari i komunës mund të urdhërojë mbylljen e përkohshme të zonave specifike në të cilat nuk është e mundur të sigurohet përndryshe respektimi i dispozitave.

A lejohet aktiviteti fizik apo sportiv?
Aktiviteti sportiv dhe fizik në natyrë lejohet vetëm nëse kryhet individualisht, me përjashtim të rastit kur personat janë bashkëjetues Nga data 4 maj aktiviteti sportiv dhe fizik në natyrë do të lejohet jo vetëm në afërsi të banesës. Do të jetë e mundur prania e një shoqëruesi për të miturit ose për personat që nuk janë plotësisht të vetë-mjaftueshëm.

Është e detyrueshme të respektohet distanca ndërnjerëzore prej të paktën dy metra nëse bëhet fjalë për aktivitet sportiv dhe prej një metër nëse bëhet fjalë për aktivitet të thjeshtë fizik. Në çdo rast grumbullimet janë të ndaluara.

Për të kryer veprimtarinë e sipërpërmendur fizike ose sportive, lejohet gjithashtu të lëvizni me mjete të transportit publik ose privat për të arritur në vendin e identifikuar për kryerjen e këtyre veprimtarive. Nuk lejohet kryerja e aktiviteteve fizike ose sportive jashtë rajonit tuaj.

A mund ta përdor biçikletën?
Përdorimi i biçikletës lejohet për të arritur në vendin e punës, në vendbanim ose në dyqanet që vazhdojnë aktivitetet e shitjes. Lejohet gjithashtu të përdorni biçikletën për të kryer aktivitete fizike në natyrë. Sidoqoftë, në të gjitha rrethanat, duhet të respektohet distanca e sigurisë ndërnjerëzore e këshilluar.

A mund të shkoj në varreza për ti bërë homazh një të dashuri të ndjerë, madje edhe jashtë ceremonive të varrimit?
Po, lejohet të lëvizni brenda rajonit tuaj për të vizituar të ndjerët në varreza, duke respektuar gjithmonë distancën e sigurisë ndërnjerëzore prej të paktën një metër dhe ndalimin e tubimit.

Si për parqet, edhe në varreza, ndalimi i tubimeve duhet të respektohet gjithmonë dhe, ku nuk është e mundur të shmangen tubime të tilla, Kryetari i komunës mund të urdhërojë mbylljen e tyre të përkohshme.

Cilat janë rregullat për të udhëtuar në dhe nga jashtë?
Për informacionet për udhëtimet drejt dhe nga jashtë, këshillohet të konsultoni faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar

Cilat janë rregullat për përdorimin e transportit publik?
Qasja në transportin publik është e kufizuar për të garantuar mundësinë e respektimit të distancimit ndërnjerëzore. Përdorimi i maskës ose i pajisjeve të tjera mbrojtëse të rrugëve të frymëmarrjes është i detyrueshëm. Në detaj, rregullat në lidhje me transportin publik tregohen në shtojcën 9 të DPKM (vegëz). Duhet të ndiqen gjithashtu udhëzimet e autoriteteve kompetente lokale dhe të personelit përgjegjës për transport.

A është e mundur të mbahen intervistat për punë ose për profesionistët të takojnë klientët e mundshëm?
Lëvizjet për punë lejohen gjithmonë. Sidoqoftë, rekomandohet fuqimisht, kur është e mundur, të shmangni takimet me personat me të cilët nuk bashkëjetoni dhe prandaj preferohet që intervistat dhe takimet e punës të kryhen përmes telefonit ose video konferencës. Nëse takimi i drejtpërdrejtë është i nevojshëm, duhet të përdoret një maskë ose pajisje të tjera të mbrojtjes së rrugëve të frymëmarrjes, si dhe të zbatohen masat e nevojshme për të respektuar ndalimin e tubimit dhe distancimin ndërnjerëzor, gjithashtu duke prenotuar përmes telefonit vizitën.

PERSONAT ME AFTËSI TE KUFIZUAR

Cilat janë të rejat në lidhje me lëvizjet për personat me aftësi të kufizuara?
Për informacionet për lëvizjet për personat me aftësi të kufizuara, ju rekomandojmë të konsultoni faqen e internetit të Zyrës për Politikat në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara.

VEPRIMTARITË DHE AKTIVITETET TREGTARE

Cilat janë rregullat që duhet të respektojnë tregtarët dhe menaxherët e aktiviteteve tregtare që janë të hapura?
Rregullat tregohen në shtojcën 5 të DPKM të 26 Prillit 2020. Midis tyre janë ruajtja, në të gjitha aktivitetetet, e distancimit social, pastërtia dhe higjena e mjedisit të paktën dy herë në ditë dhe sipas orarit të hapjes. Është gjithashtu e detyrueshme të zbatohen masat kundër infektimit, të tilla si hyrja e vetëm një personi në dyqanet e vogla dhe hyrja e rregulluar dhe me grupe në strukturat më të mëdha, përdorimi i maskave dhe dorashkave për punëtorët dhe ai i xhelit për dezinfektimin e duarve dhe dorashkave një përdorimshe për klientët e supermarketeve, që do të vihen në dispozicion pranë arkave dhe sistemeve të pagesave, si dhe, kur është e mundur, rrugë të ndryshme për hyrjet dhe daljet.

Dyqanet që shesin “veshje për fëmijë dhe të porsalindur” a mund të shesin edhe këpucë për fëmijë?
Po kategoria merceologjike e “veshjeve për fëmijë dhe të porsalindur” e treguar në shtojcën 1 të DPKM të 26 Prillit 2020 duhet të kuptohet si kategoria më e përgjithëshme “veshje për fëmijë dhe të porsalindur” dhe përfshin edhe këpucët.

Dyqanet dhe bizneset e tjera të shitjes me pakicë që shesin produkte të ndryshme nga ato të ushqimit ose të nevojave themelore dhe të cilat për këtë arsye janë mbyllur përkohësisht për publikun, a mund të vazhdojnë shitjet duke bërë dorëzimet në shtëpi dhe eventualisht të procedojnë edhe me operacionet e nevojshme të montimit dhe instalimit?
Po, lejohet dorëzimi në shtëpi i produkteve, në përputhje me normat higjeniko-sanitare si për paketim ashtu edhe për transport, por me shitje në distancë pa rihapjen e ambienteve. Kush organizon aktivitete për dorëzimin në shtëpi - i njëjti operator ose një platformë - duhet të shmangë që në momentin e dorëzimit të ketë kontakte personale në një distancë më të vogël se një metër. Konsiderohen produkte thelbësore të gjitha produktet e listuara në Shtojcën 1 të DPKM të 26 prillit 2020. Lejohet gjithashtu shitja e çdo kategorie merceologjike nëse kryhet përmes makinerive shpërndarëse automatike.

Në ditët e festave dhe para festave, a janë të mbyllura strukturat e mesme dhe të mëdhaja të shitjes dhe dyqanet të pranishme brenda qendrave tregtare dhe tregjeve?
Jo, nuk ka më dallim midis ditëve të javës, të para festave dhe të festave, dhe as midis strukturave të shitjeve në varësi të madhësisë. Supermarketet dhe hipermarketet të pranishme në qendrat tregtare, si dhe të gjitha aktivitetet e tjera tregtare, mund të jenë të hapura çdo ditë, por në çdo rast e kanë të kufizuar shitjen e produkteve të listuara në Shtojcën 1 të DPKM të 26 Prillit 2020. Sa i përket tregjeve, në ambiente të hapura dhe të mbuluar, në to mund të kryhet vetëm shitja e produkteve ushqimore dhe produkteve bujqësore. Në të gjitha strukturat, duhet të garantohet në çdo rast distanca ndërnjerëzore prej 1 metër, edhe përmes kontrollit të numrit të personave në hyrje dhe në hapje. Çdo formë grupimi vazhdon të jetë e ndaluar.

A lejohet shitja (me pakicë) në dyqan e të gjitha produkteve, prodhimi i të cilëve është akoma i lejuar?
Jo. Aktivitetet e tregtisë me pakicë rregullohen nga shtojca 1e DPKM të 26 Prillit 2020. Prodhimi i produkteve, i autorizuar në bazë të shtojcës nr. 3 të të njëjtit Dekret (dhe në bazë të azhurnimeve të mëtejshme) nuk e autorizon shitjen me pakicë. Sidoqoftë, lejohen format e tjera të shitjes, të parashikuara në Shtojcën 1 (përmes Internetit; me anë të televizionit, postës, radios, telefonit, me anë të makinerive shpërndarëse automatike).

A është e mundur të kryhet një shërbim i marrjes me vete të ushqimit në makinë (drive through) nga ana e kompanive të specializuara në fushën e ushqimit?
Po, gjithmonë duke mbajtur distancën e sigurisë ndërpersonale të paktën një metër dhe duke respektuar ndalesat për të konsumuar produktet në vendin e shitjes dhe për tu ndaluar në afërsi.

A mund të rihapen koncesionarët e automjeteve më 4 maj?
Po. Shtojca 3 e DPKM parashikon në mënyrë të qartë që, nga 4 maji, veprimtaria e kodit ateco 45 dhe nënkategorive të saj mund të rifillojnë, ku përfshihet kodi 45.1 që lidhet me "Tregtinë e automjeteve".

Prandaj lejohet të shkoni te një koncesionar për të blerë një automjet, të bëni një kontroll, të ndërroni gomat dhe aktivitete të tjera mirëmbajtjeje.

Unë kam një faqe interneti për të shitur produkte online. A mund ta vazhdoj aktivitetin e shitjes?
Po, aktiviteti tregtar i çdo produkti, i kryer përmes internetit ose përmes kanaleve të tjera telematike, është gjithmonë i lejuar duke marrë parasysh dishiplinën për ndërmarrjet tregtare, e parashikuar në Shtojcën 1 të DPKM të 26 Prillit 2020. Futen këtu edhe kodet Ateco të shërbimeve postare, vektorëve dhe korrierëve të cilët përjashtohen nga mbyllja e aktivitetit.

Duke u nisur nga fakti që DPKM i 26 Prillit 2020 i konsideron aktivitetet e pasurive të patundshme, ndër të cilat ato të ndërmjetësimit, si ato që nuk përfshihen në ato të pezulluara, a është një arsye e ligjshme për të shkuar në një agjenci të pasurive të patundshme ose për të vizituar një shtëpi me qëllim blerjen ose marrjen me qira?
Po, Sidoqoftë, vizitat e agjentëve të pasurive të patundshme me klientët tek shtëpitë që do të merren me qira ose do të blihen mund të ndodhin vetëm kur shtëpitë janë të pabanuara.

AKTIVITETET PRODHUESE, PROFESIONALE DHE SHËRBIME

Me DPKM të datës 26 Prill 2020, cilat aktivitete prodhuese mund të rifillojnë?
Nga 4 maji i vitit 2020, do të rifillojnë aktivitete të ndryshme të prodhimit industrial me rifillimin e sektorit të manifakturës dhe ndërtimit, së bashku me tregtinë me shumicë të zinxhirëve përkatës të furnizimit.

Në detaj, pra, lejohen të gjitha aktivitetet e treguara në Shtojcën 3 e DPKM të 26 Prillit 2020, ndër të cilat, në krahasim me DPKM të 10 Prillit 2020, ato që kanë të bëjnë me sektorin e tekstilit, modës dhe automjeteve, të industrisë së minierave, prodhimit të mobiljeve. Lista e DPKM duhet të konsiderohet shteruese, në kuptimin që nuk parashikohet më komunikimi me prefektin për vazhdimin më tej të aktiviteteve të impianteve me cikël të vazhdueshëm të prodhimit, aktivitetet e industrisë së hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes, përfshirë përpunimet, impiantet, materialet, shërbimet dhe infrastrukturat thelbësore për sigurinë kombëtare dhe ndihmën publike, si dhe aktivitetet funksionale për të siguruar vazhdimësinë e zinxhirëve të prodhimit.

Kompanitë, aktivitetet e të cilave nuk janë pezulluar do të duhet të respektojnë protokollet rregullatore të masave për të luftuar dhe përmbajtur përhapjen e virusit covid-19 në vendin e punës (Shtojca 6), në kantieret e ndërtimit (Shtojca 7), në sektorin e transportit dhe të logjistikës (Shtojca 8), të treguar në mënyrë të qartë në nenin 2, paragrafi 6, i DPKM të 26 Prillit 2020 dhe në anekset e fundit. Mos implementimi i protokolleve që nuk sigurojnë nivele adekuate të mbrojtjes shkakton pezullimin e aktivitetit deri në rivendosjen e kushteve të sigurisë.

Bizneset, të cilat rifillojnë aktivitetet e tyre nga 4 maji 2020, gjithashtu u lejohet të kryejnë të gjitha aktivitetet përgatitore për rihapjen nga 27 Prilli 2020.

A lejohet të vazhdojë mbrojtja dhe restaurimi i veprave të artit?
Po, lejohen aktivitetet e restaurimit, që synojnë mbrojtjen e veprave të artit si piktura, afreske, skulptura, mozaikë, sixhade muri, trashëgimia arkeologjike.

Këto aktivitete nuk mund të reduktohen në mënyrë thelbësore me profile rikreative ose artistike të përmendura në kodin Ateco 90.0. Ato përfshihen në veprimtaritë, e miratuara në Shtojcën 3 të DPKM të datës 26 Prill 2020, e restaurimit të ndërtesave historike dhe monumentale (41.20), e industrisë së drurit (16), arkitekturës, inxhinierisë, testimit dhe analizave teknike (71) dhe aktiviteteve të tjera profesionale, shkencore dhe teknike (74) si dhe riparime të pasurive të luajtshme (95).

A mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre subjektet që kryejnë riparimin dhe mirëmbajtjen e hekurudhave, tramvajit, filobusit dhe metrosë?
Po, aktiviteti mund të vazhdojë të kryhet siç është autorizuar në mënyrë të qartë nga shtojca 3 e DPKM të 26 Prillit 2020, kodi Ateco 33.

A duhet të ndërpriten aktivitetet profesionale, siç është ajo e administratorit të pallateve, nëse kryhen në formën e një ndërmarrjeje?
Të gjitha aktivitetet profesionale, pavarësisht nga forma në të cilën ato kryhen, lejohen në mënyrë të qartë pasi ka përparësi lloji i aktivitetit dhe jo forma me të cilën ushtrohet. Neni 2, paragrafi 2 i DPKM të 26 Prillit 2020 parashikon që çdo aktivitet, edhe nëse pezullohet, mund të vazhdojë të ushtrohet nëse organizohet puna në distancë (një rrethanë e zbatueshme edhe për administratat e pallateve).

A mund të vazhdojnë të ofrojnë shërbime punëtorët colf, kujdestarët dhe babysitter, vetëm nëse ata jetojnë së bashku?
Ata mund të vazhdojnë të shërbejnë, pavarësisht nga bashkëjetesa. Ky aktivitet në fakt përfshihet në Shtojcën 3 të DPKM të 26 Prillit 2020, kodi ATECO 97 (Aktivitetet e familjeve dhe bashkëjetesa si punëdhënës për personelin shtëpiak).

Unë nuk jam i regjistruar në regjistrin e ndërmarrjeve. A mund të vazhdoj të kryej aktivitetin tim prodhues?
Varet nga kodi Ateco të cilit i përket veprimtaria e realizuar në të vërtetë. Në fakt, është gjithmonë e nevojshme t'i referoheni kodeve ATECO të autorizuar në mënyrë të qartë nga Shtojca 3 e Dekretit të të 26 Prillit 2020, dhe nga ndryshimet eventuale të cituara me dekretin ministerial. Për këtë qëllim, mund ti referoheni kodeve ATECO që rezultojnë në zyrën e taksave të Agjencisë së të Ardhurave (Agenzia delle Entrate), të treguar si veprimtari parësore ose mbizotëruese ose dytësore.

KANTIERET

A qëndrojnë të hapura kantieret e ndërtimit?
Po, në lidhje me këtë, duhet të theksohet se shtojca 3 e DPKM të 26 Prillit 2020, i referohet kategorisë "inxhinjeri civile", e identifikuar me kodin ATECO nr. 42 e cila përfshin, për shembull, aktivitetet e ndërtimit të rrugëve, autostradave dhe pistave të aeroportit, ndërtimin e linjave hekurudhore dhe nëntokësore, ndërtimin e urave dhe tuneleve, ndërtimin e punimeve të shërbimeve publike për transportin e lëngjeve, ndërtimin e punimeve për nevoja publike për energji elektrike dhe telekomunikacion, ndërtimin e punimeve hidraulike dhe përfundimin e banesave popullore (alloggi popolari). Më 24 Prill 2020, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit ndau me Ministrinë e Punës dhe politikave sociale, Anci, Upi, Anas S.p.a., R.F.I., ANCE, Alleanza delle cooperative, Feneal-Uil, Filca-CISL e Fillea-CGIL një protokoll rregullator specifik për kontrollimin e përhapjes së COVID-19 në kantieret e ndërtimit dhe që përfshin Shtojcën 7 të DPKM.

BUJQËSIA, SHTIMI DHE PESHKIMI

A lejohet, edhe jashtë komunës së vendbanimit, zhvillimi i aktiviteteve në zonat bujqësore ose pyjore të përdorura për prodhimin e vetë-konsumit, përfshirë prerjen e druve për zjarr gjithmonë për vetë-konsum?
Po, punimi i tokës për përdorim bujqësor ose pyjor dhe aktiviteti i drejtpërdrejtë prodhues për vetë-konsumim bëjnë pjesë në kodet ATECO "0.1". dhe "02" dhe për këtë arsye janë të lejuara, me kusht që pala e interesuar të çertifikojë, me vetëdeklarim të plotë, që përmban të gjitha udhëzimet e nevojshme për verifikimin përkatës, zotërimin e kësaj sipërfaqe prodhuese bujqësore ose pyjore dhe që ajo në të vërtetë përdoret për qëllimet e lartpërmendura, duke treguar rrugën më të shkurtër për të arritur në vend. Sidoqoftë, duhet të theksohet se prerjet e pyjeve mund të vazhdojnë vetëm nëse rajoni ose krahina autonome kompetente i ka zgjatur afatet për sezonin e prerjes. Mundësia e mbështetjes tek profesionistët në përputhje me rregullat e sigurisë në vendin e punës mbetet duke iu referuar veçanërisht dispozitave për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

VEPRIMTARI FIZIKE APO SPORTIVE

Kush ushtron veprimtari sportive apo motorike duhet të marrë me vete një model vetë-çertifikimi?
Nuk është e nevojshme. Vetë-çertifikimi mund të plotësohet nëse kërkohet nga autoritetet që kryejnë kontrollin.

A mund të bëhet sporti individual vetëm jashtë në natyrë? Apo është e mundur të shkosh në palestër / pishinë?
Palestrat dhe strukturat e tjera sportive mbeten të mbyllura për publikun. Trajnimet individuale lejohen vetëm, me dyer të mbyllura, për atletët profesionistë ose të njohur me interes kombëtar, pa paragjykuar ndalimin e grumbullimit në ambiente, të shkaktuar nga kryerja e më shumë trajnimeve individuale në një mjedis të vetëm të mbyllur dhe nga mosrespektimi i distancës së sigurisë ndërnjerëzore prej të paktën dy metra. Si pasojë, përdorimi i njëkohshëm i dhomës të ndërrimit nga më shumë njerëz është i përjashtuar.

Pronarët ose kujdestarët e kuajve a mund të tërheqin kalin e tyre për të realizuar në natyrë veprimtari individuale që mundëson lëvizjen e kafshës në hapësirat e mëdha ngjitur me strukturat (fusha pune, lëndina, livadhe, fshat, pista, etj.) sipas mënyrave të parashikuara nga neni 1, shkronja f) i dekretit të 26 Prillit 2020?
Tërheqja e kalit nga pronari lejohet, madje edhe përkohësisht, për kryerjen, vetëm jashtë strukturës ku ndodhet kafsha, e veprimtarisë sportive, me kusht që në çdo rast të respektohet distanca e sigurisë ndërpersonale të paktën prej 2 metra (DPKM i 26 Prillit 2020, neni 1 c. 1 shkronja. f). Klubet dhe qendrat e kuajve të çdo natyre mbeten në këtë fazë të mbyllura për aktivitete të zakonshme shoqërore. 

A është e mundur të ushtrosh SURF, CANOA, KAYAK, individualisht?
Aktivitetet e surf short board, surf longboard, sup wave, sup race, wakeboard e ski ujore të kryera individualisht, përfshihen në aktivitetet fizike dhe sportive të parashikuara nga neni.1 shkronja f), në përputhje me dispozitat higjeniko-sanitare dhe duke respektuar ndalimin e tubimit gjatë fillimit apo përfundimit të këtyre veprimtarive, si dhe për hyrjen dhe daljen nga vendet ku kryhen aktivitetet sportive
A mund të kryhen aktivitete si yoga, pilates, gjimnastikë posturale?
Lejohet, nëse aktiviteti kryhet individualisht në formë të lirë në zona ose parqe publike, gjithmonë duke respektuar dispozitat higjeniko-sanitare dhe distancimin ndërnjerëzor prej të paktën dy metrash, si dhe ndalimin e tubimit gjatë përgatitjes, ekzekutimit dhe përfundimit të këtyre aktiviteteve, si dhe për hyrjen dhe daljen nga vendet ku zhvillohen aktivitetet sportive. Në rast se këto rregulla nuk respektohen, Kryetari i Komunës mund të urdhërojë mbylljen e përkohshme të hapësirave dhe parqeve publike. Aktiviteti i qendrave të posaçme sidoqoftë është pezulluar.
A është e mundur të bësh peshkim sportiv?
Është e mundur sepse ai përfshihet në fushën e veprimtarive sportive individuale, të cilat janë të lejuara. Sidoqoftë, duhet të ndiqen rregullat e përgjithshme të vlefshme për çdo veprimtari sportive dhe për lëvizjet (shiko faq).

UNIVERSITETI

A mund të mbahen seanca provimesh dhe seanca diplomimi?
Po, ato mund të kryhen me kusht që të ketë një organizim të hapësirave dhe punës në mënyrë që të reduktohet në maksimum rreziku i afërsisë dhe i tubimit dhe që të merren masat paraprake higjeniko-sanitare dhe organizative të treguara nga DPKM i 26 Prillit 2020;
Në rast se nuk mund të sigurohet zbatimi i këtyre masave, ose në të gjitha rastet kur prania e studentëve nuk është e mundur, mund të përdoren metoda në distancë. Në këtë rast duhet të sigurohen sidoqoftë masat e nevojshme për të siguruar publikimin e kërkuar

Çfarë ndryshon për aktivitetet praktike në fushën e kërkimit dhe arsimit të lartë (stage, aktivitete hulumtimi dhe laboratorike eksperimentale e/ ose didaktike dhe ushtrime)?
Këto aktivitete mund të fillojnë të kryhen në prani, me kusht që të ketë një organizim hapësirash dhe pune të tillë që të minimizojnë rrezikun e afërsisë dhe grumbullimit dhe që masat organizative të parandalimit dhe mbrojtjes të treguara me DPKM të 26 Prillit 2020 të zbatohen.
Në rast se nuk mund të sigurohet zbatimi i këtyre masave, ose në të gjitha rastet e tjera në të cilat prania e studentëve dhe / ose studiuesve nuk është e mundur, do të jetë e mundur të shfrytëzohen, kur është e mundur, edhe mënyrat në distancë.