Follow us on:

Njoftim për udhëtarët nga Italia dhe anasjelltas

Të nderuar bashkëatdhetarë,
Luteni që para se të niseni për udhëtim nga Italia drejtë Kosovës dhe anasjelltas, të informoheni dhe verifikoni rregullat ekzistuese të qarkullimit ndërkufitar si të destinacionit, ashtu edhe të çdo vend-tranziti që parashikon itinerari juaj i udhëtimit.
Duke filluar nga mesi i qershorit 2020 pritet të rihapen edhe kufijtë me vendet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, pra edhe me Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit. Deri në zyrtarizimin e këtij vendimi, pra deri me 15 qershor 2020, jeni të lutur të gjithë të bëni durim dhe të evitoni iniciativat e pa autorizuara.

Deri në një njoftim të dytë, luteni të evitoni udhëtimet dhe kalimin përmes porteve të Ankonas, Barit dhe Brindizit, ose pikës kufitare tokësore/detare në Trieste, pasi dalja nga këto pika kufitare nuk do të lejohet pa autorizimet përkatëse nga institucionet/autoritetet përgjegjëse.

Në të mirën tonë të përbashkët, në mbrojtje të shëndetit publik dhe shmangies së pritjeve të gjata në pikat e ndryshme kufitare, ftojmë të gjithë bashkëatdhetarët të bëjnë edhe pak durim.

Faleminderit për mirëkuptimin.