Follow us on:

Cilat rregulla vlejnë nga data 3 qershor për lëvizjet drejt dhe nga jashtë shtetit?

Qeveria italiane ka vendosur rregulla të reja të lëvizjes për personat që hyjnë ose kthehen në Itali.

  1. Cilat rregulla vlejnë nga data 3 qershor për lëvizjet drejt dhe nga jashtë shtetit?

Nga 3 qershori, rregullat janë të ndryshme në varësi të shtetit të prejardhjes ose të destinacionit. Lejohen lirshëm lëvizjet për çdo arsye në dhe nga shtetet e mëposhtme:

• Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian (përveç Italisë, janë shtete anëtare të BE-së: Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Hungaria);

• Shtetet pjesë të Marrëveshjes së Shengenit (Shtetet jo-anëtare të BE-së, pjesë të Marrëveshjes së Shengenit janë: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra)

•Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut;

•Andorra, Principata e Monakos;

• Republika e San Marinos dhe shteti i qytetit të Vatikanit.

Nga 3 qershori, personat që hyjnë ose kthehen në Itali nga këto vende nuk do ti nënshtrohen më mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë për 14 ditë, përveç nëse ata kanë qëndruar në vende të ndryshme në 14 ditët para hyrjes në Itali. Për shembull, një person që hyn në Itali nga Franca më 14 qershor do t'i nënshtrohet izolimit të mirëfilltë nëse ka hyrë në Francë nga Shtetet e Bashkuara  më 4 qershor por nuk do ti nënshtrohet izolimit nëse lëvizja nga Shtetet e Bashkuara drejt Francës ka ndodhur brenda datës 30 maj ose nëse midis 31 majit dhe 13 qershorit ai ka qëndruar  në Gjermani.

Për udhëtimet në dhe nga shtetet dhe territoret e ndryshme nga ato të listuara më lart rregullat themelore mbeten të ngjashme me ato të mëparshme. Udhëtimet drejt dhe nga këto shtete vazhdojnë të lejohen vetëm për nevoja pune që mund të vërtetohen, për urgjencë absolute ose për arsye shëndetësore; në çdo rast, lejohet ende kthimi në vendbanimin, banesën ose në vendqëndrimin tuaj. Ata që hyjnë ose kthehen në Itali nga jashtë duhet të kalojnë një periudhë prej 14 ditësh të mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë në banesën e tyre ose në një vend tjetër që mund të zgjidhet nga pala e interesuar ose, në mungesë, mund të përcaktohet nga Mbrojtja Civile rajonale.

2. Kam hyrë,  në Itali nga jashtë, a duhet të kaloj 14 ditë në izolim në shtëpi?

Varet nga shteti i prejardhjes dhe nga momenti i hyrjes në Itali. Kush hyn ose kthehet prej 3 qershorit nga një shtet i Bashkimit Europian ose nga një shtet pjesë i marrëveshjes Schengen, nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, nga Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marinos ose  shtetit i qytetit të Vatikanit nuk duhet t’i nënshtrohet izolimit të mirëfilltë përveç nëse ai ka qëndruar në një vend të ndryshëm në 14 ditët para hyrjes në Itali.

Izolimi i mirëfilltë në shtëpi për 14 ditë mbetet i detyrueshëm për ata që hynë në Itali:

- deri më 2 qershor nga çdo vend i huaj (përveç San Marino dhe Vatikanit, të përjashtuar edhe më parë  nga ky detyrim);

- nga 3 qershori nga një vend i ndryshëm nga sa vijon: vendet e Bashkimit Europian, vendet pjesë të Marrëveshjes së Shengenit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda e Veriut, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marinos ose Shteti i Qyteti të Vatikanit;

- nga 3 qershori nga çdo vend i huaj (përveç San Marino dhe Vatikani), nëse keni qëndruar  në një vend ose territor tjetër në 14 ditët para hyrjes në Itali  i ndryshëm nga vendet që vijojnë: Vendet e Bashkimit Evropian, vendet pjesë të marrëveshjes së Shengenit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda e Veriut, Andorra, Monako, Republika e San Marinos ose Shteti i qytetit të Vatikanit.

Sidoqoftë, ekzistojnë përjashtime nga ky rregull (shiko faq. Nr. 3).

3. Cilat janë përjashtimet nga detyrimi i izolimit të mirëfilltë për ata që hyjnë nga jashtë?

Detyrimi i izolimit të mirëfilltë nuk zbatohet për:

o ekuipazhin e mjeteve të transportit;
o personelin udhëtues;
o ata që hyjnë për arsye pune të cilat mund të vërtetohen nëse janë qytetarë ose kanë vendqëndrim në një nga vendet e mëposhtme: Italia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Hungaria, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marinos, Shteti i qytetit të Vatikanit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut);

o personelin e kujdesit shëndetësor që hyn në Itali për ushtrimin e profesionieve në fushën shëndetësore;
o punëtorët ndërkufitarë që hyjnë dhe dalin për të shkuar në punë dhe për tu kthyer në shtëpi;
o personelin e ndërmarrjeve me seli qëndrore ose dytësore në Itali që hyn në Itali pas lëvizjeve jashtë vendit për punë me një kohëzgjatje jo më të madhe 120 orë (5 ditë);
o lëvizjet drejt dhe nga Republika e San Marinos ose drejt dhe nga shteti i qytetit të Vatikanit;
o zyrtarët dhe agjentët të Bashkimit Evropian, të organizatave ndërkombëtare, personelin e misoneve diplomatike dhe të konsullatave, personelin ushtarak në ushtrim të funksioneve të tyre;  
o nxënësat dhe studentët që ndjekin kurse studimi në një shtet tjetër, i ndryshëm nga ai ku banojnë dhe kthehen në shtëpi të paktën një herë në javë;
o qëndrimin e shkurtër në Itali  (deri në një total prej 120 orësh) për arsye pune, shëndeti, ose urgjence absolute;
o kalimin tranzit në aeroport
o kalimin tranzit jo më të gjatë se 36 orë totale për të arritur  në shtetin e vendqëndrimit (për shembull hyrja në Itali me një traget nga Greqia për të vazhduar me makinë deri në banesën tuaj në Gjermani).

Nga 3 qershori, përveç rasteve të listuara më lart, detyrimi i izolimit të mirëfilltë nuk do të zbatohet më për personat që hyjnë ose dalin nga Italia nga vendet e mëposhtme: Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Hungaria, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marinos, Shteti i qytetit të Vatikanit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së veriut. Nëse në 14 ditët para hyrjes në Itali ka pasur një qëndrim të çdo kohëzgjatje në vende të ndryshme nga ato të listuara më lart, izolimi i mirëfilltë do të jetë njëlloj i i nevojshëm. Për shembull, një person që hyn në Itali nga Franca më 14 qershor do t'i nënshtrohet izolimit të mirëfilltë nëse ka hyrë në Francë nga Shtetet e Bashkuara  më 4 qershor  por nuk do t’i nënshtrohet izolimit nëse lëvizja nga Shtetet e Bashkuara drejt Francës ka ndodhur brenda datës 30 maj ose nëse midis 31 majit dhe 13 qershorit ai ka qëndruar  në Gjermani.

4. A lejohet turizmi në dhe nga jashtë?

Nga 3 qershori, rregullat italiane ju lejojnë të lëvizni lirshëm (pra edhe për turizëm) në dhe nga: Austri, Belgjikë, Bullgari, Qipro, Kroaci, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Hollandë, Poloni, Portugali, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Hungari, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji, Zvicër, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marinos, Shteti i Qytetit të Vatikanit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda e Veriut. Lëvizjet në dhe nga vende të ndryshme për arsye të turizmit nuk lejohen deri më 15 qershor (shiko FAQ Nr. 1).

Para se të nisen për një udhëtim turistik jashtë vendit, qytetarët italianë dhe të huajt me vendqëndrim në Itali këshillohen të kontrollojnë se cilat janë rregullat e vendosura në vendin e destinacionit dhe në vendet eventuale tranzit.

5. Kur fillon izolimi i mirëfilltë pas hyrjes në Itali, në rastet kur është i detyrueshëm?

Si rregull, menjëherë pas hyrjes në Itali. Lejohet të bëhet, në kohën më të shkurtër të mundshme, rruga për të shkuar në shtëpi ose në një banesë të ndryshme të identifikuar si vendi i izolimit. Në këtë rrugë nuk lejohet të përdorni transportin publik, përveç atij të përdorur për të hyrë në Itali (për shembull, me të mbërritur në Fiumicino me aeroplan nuk mund të hipni në tren për të shkuar në qendër të Romës ose në ndonjë destinacion tjetër). Lejohet kalimi tranzit në aeroport: ata që hyjnë në Itali me rrugë ajrore, mund të marrin, pa dalë nga aeroporti, një aeroplan tjetër për çdo destinacion kombëtar ose ndërkombëtar. Lejohet marrja me qira e automjeteve dhe përdorimi i taksisë ose shërbimi i taksisë me shofer privat.

Gjithashtu, ata që hyjnë ose kthehen në Itali nga jashtë për arsye pune, shëndetësore ose urgjence absolute mund të shtyjnë fillimin e izolimit të mirë filltë deri në 120 orë totale). Shtyrja duhet të arsyetohet nga nevoja pune që kanë justifikuar hyrjen në Itali.

Për rastet e përjashtimit nga detyrimi i izolimit, shikoni faq n.3.

6. Unë jam një person me vendqëndrim jashtë vendit, për të arritur në vendin ku zakonisht jetoj duhet të kaloj përmes Italisë. Si duhet të sillem?

Kalimi tranzit përmes Italisë nga një vend i huaj në një vend tjetër të huaj, që ka si qëllim mbërritjen - sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa ndalesa të ndërmjetme - në banesën tuaj, lejohet, nëse ka arsye pune, shëndeti ose urgjencë absolute. Për shembull:

- lejohet tranziti aeroportual (për shembull, udhëtim nga Karakasi në Frankfurt me një ndalesë në Fiumicino), me kusht që të mos dilet nga zona e aeroportit;
- udhëtarëve që zbresin në Itali në përfundim të xhiros me anije (crociera) u lejohet të kthehen në vendin e tyre (me shpenzimet që duhet të paguhen nga kompania e anijes);
- lejohet të ngarkoni automjetin tuaj privat në një traget (për shembull nga Tunizia ose nga Greqia për Itali) dhe të vazhdoni drejt banesës tuaj në të njëjtin automjet privat (për shembull në Hollandë ose Gjermani). Në këtë rast qëndrimi në Itali nuk duhet ti tejkalojë 36 orët.

Kur hipni në aeroplan/anije me destinacion Italinë, është e nevojshme të plotësoni një vetëdeklarim (link modulo Esteri)që tregon qartë se bëhet fjalë për një tranzit për të arritur në banesën tuaj që gjendet në një vend tjetër jashtë Italisë. Gjatë udhëtimit në Itali është e nevojshme që forcave të policisë, të cilat do të bëjnë kontrollin, ti tregoni këtë vetëdeklarim (link modulo interno), duke treguar qartë të njëjtën arsye. Nëse u shfaqen simptoma të Covid-19, është e nevojshme që menjëherë të njoftoni autoritetin kompetent shëndetësor për territorin përmes numrit të telefonit të posaçëm dhe të prisni udhëzime. Është gjithashtu e rëndësishme që, para se të filloni udhëtimin, të informoheni për kufizimet e lëvizjeve të ndërmarra jo vetëm nga Italia por edhe nga vendet nga te cilat fillon, vazhdon dhe përfundon udhetimi. Gjatë tranzitit në Itali rekomandohet të mbani kontakte me përfaqësinë diplomatike të vendit tuaj kompetent për Italinë.

Nga 3 qershori, mund të qarkullojnë lirisht personat që hyjnë ose kthehen në Itali nga vendet e mëposhtme : Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Hungaria, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marinos, Shteti i qytetit të Vatikanit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Nëse në 14 ditët para hyrjes në Itali ka pasur një qëndrim të çdo kohëzgjatje në vende të ndryshme nga ato të listuara më lart, kalimi tranzit do të qëndrojë i rregulluar sipas rregullave të treguara më sipër.

7. Po kthehem me një fluturim nga jashtë. A mund të bëj një fluturim tjetër në një destinacion tjetër kombëtar ose ndërkombëtar?

Po, tranziti në aeroport lejohet: Por nuk është e mundur që të dilet nga zona e aeroportit, nëse vini nga një vend i ndryshëm prej këtyre të listuara më poshtë; Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Hungaria, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marinos, Shteti i qytetit të Vatikanit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Nuk mund të dalin nga zona aeroportuale edhe ata që vijnë një nga këto vende, por kanë qëndruar në një vend të ndryshëm në 14 ditët e mëparshme.

8. Unë jam një qytetar i huaj ose një italian me vendqëndrim jashtë shtetit dhe aktualisht gjendem në Itali, a mund të kthehem në vendin ku jetoj?

Po, kthimi në vendbanimin, banesën ose vendqëndrimin tuaj lejohet gjithmonë. Rekomandohet të kontrolloni përpara nisjes masat e parashikuara në vendin e destinacionit për të kundërshtuar përhapjen e virusit.
Qytetarëve të huaj u rekomandojmë gjithashtu që të kontaktojnë ambasadën e vendit të tyre në Itali.

9. Unë po kthehem nga jashtë shtetit. A mund të kërkoj nga dikush që të vijë të më marr me makinë nga aeroporti, stacioni i trenit apo porti i mbërritjes?

Po i lejohet vetëm një personi që bashkëjeton në të njëjtin vendbanim si personi i transportuar, mundësisht i pajisur me pajisje mbrojtëse. Është sidoqoftë e nevojshme të verifikoni përpara nisjes kufizimet eventuale të parashikuara  për zonën e territorit kombëtar të destinacionit.

Përveç rasteve të përjashtuara (shiko faq n.3) qëndron i vlefshëm detyrimi për të komunikuar menjëherë hyrjen tuaj në Itali pranë Departamentit të Parandalimit, për nënshtrimin ndaj mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë, si dhe detyrimi për të raportuar me shpejtësi shfaqjen eventuale të simptomave të COVID-19 tek autoriteti shëndetësor.