Follow us on:

Njoftim, lëvizja ndërkufitare mbetet e kushtëzuar

Të nderuar bashkëatdhetarë,
në vijim të njoftimeve paraprake lidhur me qarkullimin ndërkufitar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë informon se:
Në bazë të Dekret-ligjit të ri të Qeverisë italiane të datës 11.06.2020, qarkullimi dhe lëvizja ndërkufitare (tokësore dhe detare) drejt vendeve të Ballkanit Perendimor (përfshirë Kosovën) dhe anasjelltas, mbetet akoma e kushtëzuar nga masat parandaluese ndaj pandemisë Covid-19.
Ju informojmë se, sipas burimeve zyrtare italiane, vlefshmëria e këtyre masave kufizuese me vendet e rajonit tonë do të mbetet në fuqi deri me datë 30 qershor 2020. Si rrjedhojë, i bejmë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që ndodhen në Republikën e Italisë, si dhe atyre që planifikojnë të kalojnë tranzit nepër territorin italian, që të bëjnë edhe pak durim e të evitojnë planifikimin e udhëtimeve me destinacion Republikën e Kosovës deri në njoftimin tonë zyrtar të radhës.

Ky rakomandim i drejtohet dhe duhet respektuar nga të gjitha ketegoritë e transportit dhe për të gjitha menyrat e udhëtimit, përfshirë këtu linjat private të autobusave, që duhet të evitojnë të ndërmarrin iniciativa të nxituara.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë po ndjekë me vemendje zhvillimet dhe do t’ju perditësojë në vijim, sapo të ketë te reja enventale lidhur me rihapjen e qarkullimit ndërkufitar. Faleminderit për mirëkuptimin.