Follow us on:

Certifikatë e lindjes me fotografi

Shtetasit e Kosovës të cilët udhëtojnë në Kosovë në rrugë tokësore (nëpër Republikën e Serbisë) dhe kanë fëmijë nën moshën 16 vjeçare, si dokument identifikimi për fëmijët e tyre në pikëkalimin hyrës dhe dalës të Serbisë, duhet të paraqesin certifikatën e lindjes së fëmijës me fotografi.  

 

Shërbimi Konsullor ofron këtë shërbim sipas kërkesës së njërit prej prindërve. Kërkesës duhet t'i bashkëngjitet:

 

  • kopja e dokumentit të udhëtimit të fëmijës;
  • kopja e dokumentit të prindërve
  • certifikata e lindjes
  • një fotografi aktuale
  • taksa konsullore për këtë shërbim