Follow us on:
PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR FITIMIT TË SHTETËSISË SË PJESËTARIT TË DIASPORËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 
SQARIM:      Në funksion të kësaj procedure, pjesëtar i diasporës konsiderohet çdo person që ka qëndrimin e ligjshëm dhe të rregullt jashtë Republikës së Kosovës, por i cili dëshmon se ka lindur në Republikën e Kosovës dhe se ka lidhje të ngushta familjare dhe ekonomike në Republikën e Kosovës. Pjesëtar i diasporës konsiderohet edhe secili person pasardhës brenda një gjenerate i pjesëtarit të diasporës së sipërpërmendur, I cili dëshmon se mban lidhje familjare në Republikën e Kosovës.
 
Kërkesa për fitimin e shtetësisë nga pjesëtari i diasporës parashtrohet personalisht për personin e moshës madhore duke bashkangjitur këto dëshmi:
 
  • Certifikatën e lindjes të Republikës së Kosovës nëse ka lindur në Kosovë ose certifikatën e lindjes në shtetin ku ka lindur;
  • Certifikatën e martesës nëse është i martuar ose certifikatën e gjendjes martesore;
  • Certifikatën familjare;
  • Kopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm me fotografi që duket qartë;
  • Certifikata e vendbanimt në shtetin ku banon;
  • Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale, e lëshuar nga Policia dhe Gjykata kompetente e Republikës së Kosovës, si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj;
  • Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës (Mbushet në shërbim konsullor);
  • Dëshmi të lidhjes së ngushtë familjare me shtetas të Kosovës;
  • Dëshmi për posedimin e patundshmërive apo aktivitetit ekonomik në Kosovë;
  • Taksa administrative e aplikimit 50 Euro
  • Taksa e vendimit të fitimit të shtetësisë 250 Euro