Follow us on:

Certifikata

Shërbimi konsullor bën përpunimin e kërkesave për lëshimin e certifikatave nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile.

 

Certifikatat që mund të lëshohen nga shërbimi konsullor janë:

 

  • ekstrakt nga regjistri qëndror i gjendjes civile 
  • certifikata e lindjes 
  • certifikata e martesës 
  • certifikata e gjendjes martesore 
  • certifikata e shtetësisë 
  • certifikata e vdekjes 
  • certifikata e vendbanimit


VËREJTJE E RËNDËSISHME: Vetëm shtetasit e përfshirë në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile (të regjistruar pas 18 Shkurt 2013) mund të marrin këtë shërbim në Shërbimin Konsullor.   

 

Shtetasit të cilët nuk janë regjistruar, ose nuk kanë marrë asnjë shërbim në zyrat e gjendjes civile pas datës së sipërpërmendur, duhet të parashtrojnë fillimisht kërkesë për regjistrim në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile pranë zyrës përkatëse të gjendjes civile në komunën e tyre në Kosovë.

 

Ky shërbim mund të realizohet përmes një personi të autorizuar. 

 

Regjistrimi bëhet duke paraqitur një dokument personal (certifikatë, letërnjoftim, patentë-shofer ose pasaportë) të lëshuar nga autoritetet kosovare, ose Administrata e Përkohëshme të UNMIK-ut.