Follow us on:

About Embassy

Marrëdhëniet dypalëshe

-    bashkëpunimi politik - Dihet mirëfilli se Republika e Italisë s anëtare e Grupit të Kontaktit dhe e Quintit, në bashkëpunim të ngushtë me aletatë morri pjesë në çlirimin e Kosovës nga dhuna e pamëshirë e ushtruar nga pushteti Serb.Italia me prezencën e saj ushtarake dhe civile në Kosovë në vazhdimësi mbetet një nga partnerët prioritari të Kosovës.Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, marrëdhëniet dypalëshe janë intensifikuar. Në këtë fazë marrëdhëniet në mes dy vendeve tona janë shumëdimenzionale dhe në nivele të ndryshme, si në nivelin më të lartë shtetërorë, ashtu edhe në nivelin e qeverisjes lokale dhe të shoqërisë civile.

-     bashkëpunimi kulturorë - Në quadri segmentin arsimorë dhe kulturorë janë bërë hapa konkret. Është bërë nënshkrimi traktatit në mes Univerzitetit La Sapienza dhe Univerzitetit të Prishtinës dhe pritet që së shpejti të nëshkruhen dhe protokolet në mes dkanëve të fakulteteve përkatëse.

-     bashkëpunimi ekonomik – Segmenti më i vjetër dhe më i suksesshëm i bashkëpunimit është ai ekonomik. Prania italiane në këtë fushë është  e dukshme. Firmat kosovare afarojnë me simotrat e saja italiane dhe interesimi vie e shtohet në këtë drejtim. Vlenë të përmendet vizita e firmave Kosovare në Verona nën udhëheqjen e zv. Ministrit të Ministrisë për Tregëti dhe Industi, z. Kastrati. Një ngjarje me inters të veçantë ishte Forumi për investime “Italia dhe Evropa Juglindore”, mbajtur më 11-12 shkurt 2010 në Veronë në të cilin merr pjesë Ministri Shala. Ministri Skaiola gjithashtu do të merr pjesë në muajin maj në një takim të biznismenëve italian me kolegët e tyre kosovarë. Kohë më parë Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit morri pojesë në samitin e ministive homolge të Evropës të mbajtur në Napoli nga i cili taki doli deklarata e përbashkët e ministrave.