Follow us on:

Diplomatit kosovar i ndahet çmimi “Ambasador për paqe”

Tokio, 3 prill 2019 – Organizata “Universal Peace Federation (UPF) – Japan” në Forumin e 35-të të Diplomatëve për Paqe ia ka ndarë diplomatit kosovar me shërbim në Japoni z. Arbër Mehmeti çmimin “Ambasador për paqe”.

Me këtë rast diplomati z. Mehmeti pati mundësinë ti drejtohej të pranishmëve me një fjalë të shkurtër. Pasi i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi UPF-në për organizimin e këtij forumi, z. Mehmeti tha se ky është një vlerësim të cilin e pranon me nder dhe knaqësi dhe titulli “Ambasador për paqe” do të shërbejë si një motiv shtesë për punë dhe përkushtim edhe më të madh në ndërtimin e urave dhe bashkëpunimeve të reja midis Kosovës dhe Japonisë. Diplomati z. Mehmeti tha gjithashtu se ndërtimi dhe ruajtja e paqës nuk është ekskluzivitet i vetëm qeveriva apo diplomatëve, paqja është ndërrmarrësi e të gjitha shtreave dhe profileve të shoqërisë, respektivisht edhe roli i organizatave si UPF - Japan ka rolin e saj. Në fund të fjales së tij z. Mehmeti kujtoi se Kosova në qershor të vitit 2019 shënon 20 vite që mbizotron paqja dhe ftoi gjithashtu të gjithë të vizitojnë Kosovën.

 

“Universal Peace Federation (UPF) – Japan” (Federata Unversale për Paqe (UPF) – Japoni) me rrjetin global të Ambasadorëve për Paqe, është një organizatë jo-qeveritare me seli në Nju Jork të SHBA-ve, me status të veçant konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara, e cila është e dedikuar në ndërtimin e kulturës për paqe përmes promovimit të dialogut ndërfetar e ndërkulturor, fuqizimit të familjeve dhe vlerave të martesës, dhe ndihmës për zhvillimin e njerëzimit. Së bashku me diplomatin Mehmeti, çmimin \"Ambasadorin për Paqe\" morën edhe gjashtë diplomatë të tjerë.