Follow us on:

Ambasadori Malazogu dorëzoi letrat kredenciale në Tuvalu

Funafuti, Tuvalu, 23 mars 2019 – Ambasadori i Republikës së Kosovës Sh. T. Z. Leon Malazogu i dorëzoi letrat kredenciale Guvernatorit të Përgjithshëm të Tuvalusë Sh. T. Z. Iakoba Taeia Italeli, duke u bërë ambasadori i parë i Republikës së Kosovës që akreditohet në Tuvalu.

Me këtë rast, ambasadori Malazogu i përcolli Guvernatorit të Përgjithshëm të Tuvalusë  përshëndetje të përzemërta nga Presidenti Thaçi dhe i uroi shëndet dhe fat atij dhe popullit të Tuvalu. Guvernatori i Përgjithshëm tha se ka kënaqësinë ta presë zyrtarisht ambasadorin Malazogu, duke i dëshiroi qëndrim të frytshëm në Tuvalu. Ai gjithashtu shtoi se beson fuqishëm që në kapacitetin e tij, dy shtetet do të mbeten të gatshme për ta ngritur bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në një nivel më të lartë. 

 

Malazogu u prit nga zëvendës kryeministri, ministra të ndryshëm dhe personalitete të larta të Tuvalusë. Në të gjitha takimet, ambasadori shprehu falënderimet e shtetit të Kosovës për njohjen dhe përkrahjen e Kosovës në organizma ndërkombëtare. Për nderë të dorëzimit të letrave kredenciale, u organizua edhe një pritje zyrtare me shfaqje tradicionale dhe mysafirë të lartë të këtij shteti.