Follow us on:

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore prezantojnë ofertat e tyre turistike në JATA

Tokio, 18 qershor 2019 – Në bashkëpunim me Shoqatën Japoneze të Agjencive Turistike (tutje JATA), ambasadat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore kanë mbajtur një seminar për agjencitë dhe operatorët turistik japonezë për atraksionet e tyre turistike.

Në ceremonie e hapjes, z. Akihiko Hosaka, Zëvendës-menaxher i përgjithshëm i Divizionit për promovimin e turistëve japonezë për të udhëtuar jashtë vendit në JATA, i ka apeluar audiencës për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe krijuar produkte udhëtimi për tre shtetet. Ai tha se “ambasadat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore janë të gatshme të ofrojnë informacione të hollësishme dhe të fundit për agjencitë turistike. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohuritë tona për rajonin. Presim që më shumë turistë japonezë do ta vizitojnë rajonin derisa bashkëpunimi jonë me tre ambasadat vazhdon.”

 

Ambasadori i Shqipërisë, Sh. T. Z. Gjergji Teneqexhiu tha: “Shqipëria është një ndër shtetet më të vjetra të Europës. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe Mysafirit – ky nuk është slogan por një Kod, prandaj ejani dhe vizitoni Shqipërinë ku do të gjeni njerëz shumë të shoqërueshëm të cilët mund të transmetojnë tek ju historinë tonë, traditat kulturore, malet e larta kulinare dhe rivierën e bukur me plazhe me rërë, parqe kombëtare unike nga veriu në jug, florë dhe faunë speciale, dhe më shumë se 240 ditë me diell. Qytetet si Berati, Gjirokastra, dhe Butrinti janë Trashëgimi Botërore, të ruajtura nga UNESCO. Por ne kemi edhe një trashëgimi botërore unike të cilën nuk mund ta shihni apo prekni, por mund ta dëgjoni, “këngët iso-polifonike”. Asnjë instrument nuk përdoret. Kombinim i zërave të ndryshëm – vetëm në Shqipëri.”

 

“Në qendër të Gadishullit Ballkanik, turistët japonezë mund të vizitojnë pikat e shumta turistike në qytetin e vjetër të Prizrenit, çarshinë e vjetër në qytetin e Gjakovës, ujëvarat e shumta në grykat e bukura të Rugovës, qytetin sipërmarrës të Pejës, kullat tradicionale të ngjashme me ato japoneze “ryokan”, vende të trashëgimisë të UNESCO-s, manastire të vjetra. Ata gjithashtu mund të marrin pjesë në festivale të shumta, duke përfshirë DOKUFEST-in – Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, festivalin e filmit të animuar ANIBAR, festivalet e muzikës klasike ReMusica dhe DAM Fest, Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Sunny Hill, etno-festivalet e kështu me radhë. Siguria është e lartë, kostot janë të ulëta dhe distancat janë të shkurtra, ndërkohë që edhe në mes të verës mbrëmjet janë të këndshme e të freskëta.\" tha ambasadori i Kosovës Sh. T. Z. Leon Malazogu.

 

I ngarkuari i përkohshëm me punë i Maqedonisë Veriore Z. Stojche Ristov tha: “Një vend i kontrasteve me male të larta, e lugina e liqene të magjepsura. Vendi i një kulture unike dhe mikpritëse si dhe i njohur botërisht për mikpritjen. Një vend ku trashëgimia artistike e lashte dhe tradita unike takojnë stilin e jetës moderne.  Një nga rajonet më të vjetra të prodhimit të verërave në botë. Një vend plot me ngjyra, pika turistike, monumente historike, dhe vende të trashëgimisë së UNESCO-s. Me parqe kombëtare të trashëgimisë së UNESCO-s, me vargje dramatike malore dhe me liqenin magjeps të Ohrit, vendi është shtëpi e disa nga peizazheve më të bukura të kontinentit, si dhe të destinacioneve të fshehura e madhështore. Perla e Ballkanit dhe Jerusalemi i Ballkanit në Europë, rajoni i Ohrit ka 365 kisha dhe manastire, çdo ditë të vitit mund ta vizitosh një të re dhe ta admirosh bukurinë e saj. Shkupi nuk është vetëm kryeqyteti or gjithmonë është konsideruar si metropoli i madh i gadishullit ballkanik. Është qytet i historisë së lashtë. Historia e Shkupit mund të gjurmohet në rreth njëzet e pesë shekuj. Gjetjet arkeologjike në kalanë e Shkupit tregojnë se njerëzit e paidentifikuar kanë jetuar këtu në kohëra parahistorike, midis epokës së vonë të Neolitit dhe epokës së hershme të Bronzit. Një përzierje interesante e kulturave, dhe një qytet multi-etnik, multi-kulturor, dhe multi-fetar. Çdo kënd i këtij vendi mikpritës është përplot me histori dhe aventura. Shkupi është shtëpia e ngjarjeve të mëdha kulturore, duke filluar nga ekspozitat, koncertet dhe festivalet ndërkombëtare tek festimet e vogla e të jashtëzakonshme kulturore që gjenden në skena dhe sheshe të vogla gjithandej qytetit. Hapësira arkeo-astronomike, observatori megalitik “Kokino” gjendet në pjesën verilindore të vendit, në kilometrin e 19-të në verilindje të qytetit të Kumanovës dhe në afërsi të fshatit Kikino. Agjencia e SHBA-ve NASA e ka njohur këtë observator megalitik “Kikino” si një trashëgimi të veçantë të llojit të vet në kuadër të projektit “Dituri të përjetshme” në vitin 2005. “Kikino” listohet krah për krah me observatorët e lashtë si Stonehenge (Britani e Madhe), Abu Simbel (Egjipt), Angkor Wat (Kamboxhia), Machu Picchu (Peru), etj. Japonia është me të vërtetë e përjetshme, një vend ku traditat e lashta bashkohen me jetën moderne sikur të ishin gjëra më të natyrshme në botë. Por mos pritni për  kulturën, traditat, ushqimin e verërat e Maqedonisë – ejani, na vizitoni dhe provoni gjithçka që shteti jonë i bukur – perla e vërtetë e Ballkanit, ia ofron çdonjërit.“

 

Në këtë ngjarje morën pjesë një numër i madh i agjencive turistike japoneze. Qëllimi i këtij seminari ishte shikimi i mundësive të rritjes dhe zgjerimit të ofertave turistike për këto tre shtete në tregun japonez, me qëllim të rritjes së numrit të turistëve japonezë në rajon.