Follow us on:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masa preventive pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19

Prishtinë, 15 mars 2020 - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur takime të shumta dhe të jashtëzakonshme, pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, ku mori vendime për masat preventive si në vijim:

- Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë. Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vet izolohen për 14 ditë;

- Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova;

- Ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar (13 mars 2020);

- Reduktohen në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë;

- Urdhërohen kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia;

Rekomandim: U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë që t’u shmangen ambienteve të frekuentuara me njerëz dhe t’u përmbahen të gjitha masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës;

Për më tepër, më 12 mars 2020, Qeveria ka themeluar Komisionin e posaçëm për parandalimin e Corona Virusit COVID-19 në Kosovë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti dhe përbërë nga udhëheqës të institucioneve kryesore përkatëse të të gjitha niveleve. Ndërkaq, më 15 mars 2020, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpalljen e Emergjencës për Shëndetin Publik.

Për më tepër risi, ju lutem referojuni Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës  (https://www.facebook.com/IKSHPK/ or http://niph-rks.org/) ose Zyrës së Kryeministrit (https://kryeministri-ks.net/).