Follow us on:

NJOFTIM PËR SHTETASIT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Luten të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që gjenden në Japoni të cilëve iu ka skaduar afati i pasaportës apo i vizës dhe të cilët nuk kanë pasur/nuk kanë mundësi të kthehen në Kosovë për shkak të masave kufizuese në transport nga COVID-19, ta informojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio brenda 48 orëve (deri më 19 mars në mesditë), duke e dërguar një email në adresën embassy.tokyo@rks-gov.net ku duhet të bashkëngjitet kopja e pasaportës dhe e vizës.


Për informimin dhe mirëkuptimin tuaj, fillimisht duhet hartuar një listë dhe nuk kemi detaje shtesë për të ndarë në këtë moment.


Ju faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin.