Follow us on:

Njoftim për shtetasit tanë në Japoni me rastin e shpalljes së gjendjes emergjente

Tokio, 8 prill 2020 - Japonia ka shpallur gjendjen e emergjencës në prefekturat Tokio, Kanagawa, Saitama, Chiba, Osaka, Hyogo dhe Fukuoka për 1 muaj deri më 6 maj 2020.

Luteni ti përcillni udhëzimet e autoriteteve vendore (në nivel prefekture apo lokale) të cilat mund të kërkojnë nga banorët të mos dalin jashtë përveç nëse është e nevojshme, të mbyllin hapësirat apo shërbimet publike, etj. Shërbimet bazike si transporti publik, dyqanet ushqimore dhe institucionet mjekësore do të mbesin të hapura. 

 

Fluturimet për Evropë që mund të ndërlidhen me Kosovë janë suspenduar.

 

Për shkak të sigurisë, orari i shërbimeve mund të ndryshojë. Nëse është e nevojshme ta vizitoni ambasadën, luteni të leni termin paraprakisht.

 

Numri emergjent i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tokio është +81 80 4659 9130 ndërsa për të gjitha shërbimet tjera dërgoni email në embassy.japan@rks-gov.net apo kontaktoni numrin e rregullt të ambasadës +81 3 6809 2577. 

 

Ju lutem përkujdesuni për shëndetin tuaj dhe të tjerëve!

 

#rriNshpi