Follow us on:

Xhemaili pritet në takime të ndara nga
Zëvendës Guvernatori dhe Kryesuesi i Asamblesë në Prefekturën Yamanashi

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Japoni Enis Xhemaili, gjatë vizitës në Prefekturën Yamanashi ka realizuar dy takime të ndara kortezie me Zëvendës Guvernatorin e Prefekturës Kazunori Ëakabayashi dhe Kryesuesin e Asamblesë së Prefekturës Hiroki Sakuramoto. Pas shkëmbimit të falënderimeve për vizitën, në të dyja takimet është mirëpritur vendosja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Yamanashi Gakuin me Universitetin AAB në Kosovë.

Gjithashtu janë diskutuar edhe mundësitë e tjera të bashkëpunimeve, duke përfshirë fushën e verarisë.

Kosova dhe Prefektura Yamanashi kanë raporte simotra me Shtetin e Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rrjedhimisht, vizita ishte një mundësi e mirë që të promovohet dhe kërkohet përkrahja në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në nivel bilateral dhe që në të ardhmen të krijohen raporte edhe në mes të tre palëve.