Follow us on:

Ambasadori Durmishi dhe ministri Pejoviq nënshkruan dy marrëveshje

Podgoricë, 10 shkurt 2017 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi dhe ministri për çështje Evropiane i Malit të Zi, Aleksander Pejoviq kanë nënshkruan në Podgoricë dy marrëveshje nga lëmi i partneritetit rajonal dhe integrimeve evropiane.
Marrëveshja bilaterale e bashkëpunimit ndërkufitar (IPA II) për periudhën deri vitin 2020 dhe marrëveshja e partneritetit , me vlerë prej 8,4 milion euro, që janë fonde të dhuruara nga Bashkimi Evropian. 
Marrëveshjet  e nënshkruara mundësojnë shpalljen e  tenderit  për projekte e biznese të ndryshme, shumica nga lëmi i mbrojtjes së ambientit, turizmit,  që janë me rëndësi për banoret e zonave në të dy anët e kufirit . Menagjimi i projekteve bëhet nga zyrtarët dhe ekspertët e ministrive përkatëse. 
Ambasadori Durmishi dhe minsitri Pejoviq vlerësuan se këto dy marrëveshje janë vazhdimësi   dhe dëshmi e bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy vendeve dhe janë tregues i  përkushtimit që kanë Mali i Zi dhe Kosova ndaj partneritetit rajonal dhe integrimeve evropiane. Po ashtu u konstatua se përvojat e bashkëpunimit të deritashëm janë treguar pozitive përmes projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar.  Me  projektin paraprak (2011-2013) ishin ndarë 3,7 milionë euro të cilat janë realizuar përmes nëntë projekteve  të ndryshme të realizuara në komunat kufitare.