Follow us on:

Ambasadori Durmishi takoi ministrin Nurkoviq, biseduan për komunikacionin dhe transportin

Podgoricë, 15 mars 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi, ka zhvilluar takim me ministrin e Komunikacionit në Qeverinë e Malit të Zi, Osman Nurkoviq.

Gjatë takimit është konstatuar  rëndësia që ka komunikacioni, infrastruktura e transporti  të cilat përbëjnë potencial të fuqishëm bashkëpunimi si dhe është në interes të dy vendeve që të bëhen më shumë investime e angazhim në këtë drejtim, në mënyrë që të lehtësohen komunikimet si parakusht i bashkëpunimit ekonomik. Ambasadori Durmishi është interesuar për dinamikën  lidhur  me projektin e rrugës nga Plava deri në kufi që pastaj vazhdon  në  drejtim të Deçanit.

 

Ministri Nurkoviq ka theksuar se rajoni malor ndërmjet dy vendeve, me rrjet funksional të qarkullimit, rrugë e tunele dhe komunikacion adekuat mundëson  shkurtim distancash dhe bashkëpunim ekonomik.

 

Një qasje e tille ofron shanse ideale për turizëm malor, arritje më të lehtë në Ulqin dhe në destinacionet e tjera bregdetare, mundësi biznesi për banorët e zonës dhe me këtë fakt edhe kushte më të mira jetese për fshatrat në dy anët e kufirit.