Follow us on:

Ambasadorja britanike Allison Kemp vizitoi Ambasadën e Kosovës në Podgoricë

Podgoricë, 1 korrik 2017 - Ambasadorja e Britanisë se Madhe, Allison Kemp, është pritur nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi i cili i ka uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në krye të misionit në Podgoricë.

Të dy diplomatët janë dakorduar për bashkëpunim në frymën e praktikave tëderitashme ndërmjet dy ambasadave poredhe në frymën e raporteve të mira ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Durmishi ka shpjeguar përraportet e shkëlqyera fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ai ka prezantuar po ashtu punën dhe prioritetet e angazhimit të tij dhe të stafit diplomatik të Ambasadës për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Një pjesë të bisedës dy ambasadorët ia kanë kushtuar zhvillimeve në rajon, rëndësisë se partneritetit rajonal, perceptimit në rajonlidhur me BREXIT, e tema të tjera.

Ambasadorja Kemp ka theksuar se edhe me këtë vizitë ka dëshiruar të tregoj sesa i jep rëndësi bashkëpunimit të dy ambasadave tona në Podgoricë.