Follow us on:

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës,z.Fehmi Mehmeti u prit nga Ambasadori Dedaj

Shkup, 26 shkurt 2019 - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili qëndroj për një vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u prit nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Ambasadori Dedaj e njoftoj Guvernatorin Mehmeti me zhvillimet e përgjithëshme në Maqedoninë e Veriut dhe përkushtimin për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral të Kosovës me Maqedoninë e Veriut në të gjitha sferat e jetes. Ai njëkohësisht admiroj angazhimin profesional te Guvernatorit te BQK-se,z.Mehmeti ne fushën e menaxhimit dhe sistemit bankar të Kosovës.