Follow us on:

Ambasadori i Gjermanisë Thomas Gerberich, priti Ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

Shkup, 27 shkurt 2019 - Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup,Sh.T. Thomas Gerberich rezervoj një pritje të ngrohtë dhe miqësore për Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Ambasadori Dedaj fillimisht falënderoj Gjermaninë dhe popullin mik gjerman për rolin dhe kontributin e madh për paqen, lirinë, stabilitetin, sigurinë, zhvillimin ekonomik, progresin dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor si dhe e njoftoj ambasadorin gjerman Gerberich me zhvillimet politike në Kosovë të cilat duhet të jenë në partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me të gjithë miqtë e Kosovës dhe në agjendë të integrimeve euro-atlantike.

Nga ana e tij ambasadori i Gjermanise Thomas Gerberich rikonfirmoj mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për proceset në Kosovë dhe në tërë këtë pjesë të Europës dhe integrimit te Ballkanit Perëndimore në BE dhe NATO.