Follow us on:

Zëvendëskryeministri Hazbi Lika priti ambasadorin Gjergj Dedaj

Shkup, 28 shkurt 2019 - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hazbi Lika, priti në një takim pune ambasadorin e Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj.

Ambasadori Dedaj fillimisht e përgëzoj zëvendëskryeministrin Lika për arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe nënshkrimin e Protokollit të Antarësimit në NATO, të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ritheksuar se perspektiva europiane,reformat demokratike dhe antarësimi në NATO janë synim dhe objektivë i te gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Dedaj poashtu ritheksoj se Kosova dhe Maqedonia e Veriut si dy vende fqinje duhet edhe më shumë të bashkëpunojnë në të gjitha sferat e jetës për të ndërtuar një mirëbesim dhe stabilitet për gjithë rajonin.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Hazbi Lika theksoj se dy vendet tona fqinje kanë marrëdhënie shumë të mira ndërshtetërore dhe se bashkëpunimi i frytshem dhe i gjithëanshem do të vazhdoj mes nesh dhe se ky bashkëpunim është shembull i mire edhe për vendet tjera të rajonit.