Follow us on:

Ambasadori Dedaj mori pjesë në inaugurimin e renovimit të Memorialit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë

Lezhë, 2 mars 2019 - Me ftesë të kryetarit të Lezhës, Fran Frrokaj, ambasadori i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, i cili njëherësh është edhe Qyetar Nderi i Lezhës historike, mori pjesë në inaugurimin e Memorialit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në vigjile të nderimit të 2 Marsit 1444, të Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës, siç njihet ndryshe edhe Kuvendi i Arbërit, i cili i bashkoj tërë princat shqiptarë të kohës në luftë të përbashkët për liri.

. Në këtë manifestim historik ishin të pranishëm edhe SHT Ilir Meta,President i Shqipërisë, Ministrat e Diasporës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut (Pandeli Majko,Dardan Gashi dhe Edmond Ademi) si dhe shumë autoritete shqiptare nga Europa dhe mbarë diaspora.