Follow us on:

Ambasadori Dedaj mori pjesë në Forumin Ekonomik Rajonal të mbajtur në Shkup

Shkup, 19 shtator 2019 - Ambasadori i Republikës se Kosovës në Shkup, z. Gjergj Dedaj dhe diplomati z.Vlorat Gashi, kane marrë pjesë në Forumin Ekonomik Rajonal të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore në bashkëpunim me Oden e Afarizmit të Republikës së Kosovës dhe Oda e Tregtisë në Tiranë.

Temat e këtij forumi ishin: Lehtësimi i tregtisë përmes bashkëpunimit institucional ndërmjet Maqedonisë se Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Mundësitë e bashkëpunimit, investimeve dhe qasjet e përbashkëta ne tregjet rajonale dhe më gjerë.

Në ketë Forum ishte i Pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, z. Bahri Berisha; kryetari i Odes së Afarizmit të Kosovës, z.Skender Krasniqi; kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, z.Fejzullah Mustafa dhe një numër i madh i bizneseve nga Republika e Kosovës.