Follow us on:

Ambasadori Dedaj mori pjesë në fillimin e javës së filmit të Izraelit

Shkup, 3 dhjetor 2018 - Ambasadorit i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, mori pjesë në manifestimin kushtuar festës Hanukkah dhe javës së filmit të organizuar nga Ambasada e Izraelit në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë rast Dedaj takoi Ekselencën e Tij, ambasadorin e Izraelit, Dan Oryan si dhe diplomatë të vendeve të ndryshme të akredituara në Shkup. Gjithashtu kishte rastin të njihet me basketbollistin historik izraelit Tal Brody.

Miqësia e Kosovës me të gjitha vendet dhe popujt, është një mision i mundshëm dhe po aq fisnik, të cilin është duke e promovuar diplomacia kosovare.