Follow us on:

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev priti në një takim njohës dhe të mirëseardhjes ambasadorin Gjergj Dedaj

Shkup, 5 dhjetor 2018- Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev priti në një takim njohës dhe i dëshiroj mirëseardhje Gjergj Dedaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Shkup.

Ambasadori Dedaj fillimisht falenderoj Kryeministri Zaev për mikëpritje dhe gatishmërinë për bashkëpunim, si dhe për votën pozitive për Kosovën në Interpol, në çështjen e liberalizimit të vizave dhe zhvillimit ekonomik.

Thellimi i marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, janë të një rëndësie të veçant për paqen, stabilitetin dhe perspektivën euro-atlantike te dy vendeve tona fqinje dhe tërë rajonit të Europës Juglindore.

Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë, implementimi i marrëveshjes së Prespës, lehtësimi i lëvizjes të lire të qytetarëve dhe mallrave në pikat doganore, mbledhja e përbashkët e dy qeverive, ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup, do të jenë çështje të agjendës së përbashkët të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
/p>