Follow us on:

Ambasadori Gjergj Dedaj dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Sh.T. Gjorge Ivanov

Shkup, 17 dhjetor 2018 - Presidenti i Republikës së Maqedonisë , SH.T. Gjorge Ivanov , pranoi letrat kredenciale nga Gjergj Dedaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë takim miqësor Presidenti Ivanov dhe Ambasadori Dedaj, ri-konfirmuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të mira bilaterale, fqinjësore dhe ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë në të gjitha fushat e jetës. Paqja, stabiliteti, siguria dhe bashkëpunimi do të mbeten lartë në agjendat ndërshtetërore të dy vendeve tona u tha me këtë rast të dorëzimit të letrave kredenciale të Ambasadorit Dedaj te PresidentI i Republikës së Maqedonisë.