Follow us on:

Ambasadori Dedaj u prit nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu

Shkup, 7 shkurt 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj u prit nga Visar Ganiu, kryetar u komunës së Çairit.

Kryetari Ganiu e njoftoj ambasadorin Dedaj me angazhimet dhe aktivitetet zhvilluese të kësaj komune në kryeqytetin e Maqedonisë dhe rëndësinë e progresit dhe zhvillimit të qeverisjes lokale.

Ambasadori Dedaj shprehu optimizmin për arritjet e kësaj komune por edhe të vetë Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të perspektivës evropiane, pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit për antarsim në NATO, hap ky historik për Maqedoninë dhe të gjithë fqinjët e sajë e më gjerë.