Follow us on:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni shënoj 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shkup, 12 shkurt 2019- Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë me një manifestim rasti, shënoj 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë rast pjesëmarrësve të shumtë, në mesin e të cilëve kryetari i Kuvendit z.Talat Xhaferi, lideri i BDI-së z.Ali Ahmeti, zëvendëskryeminstri z.Bujar Osmani, ambasadori i SHBA-së z.Jess Bailey, ambasadorë të vendeve të BE-së dhe të atyre mike, deputet, ministra, kryetari BFI Reis Ulema Sylejman Rexhepi, afarist, rektorë e profesorë , përfaqësues të OJQ- ve dhe të mediave iu drejtua me një fjalë rasti SH.T. Ambasadori i Republikës së Kosovës , Gjergj Dedja, i cili përveç përshëndetjes së pesonaliteteve dhe pjesëmarrësve ritheksoj se pavarësia e Kosovës është një projekt i përbashkët dhe në partneritet mes Shtetit të Kosovës, SHBA, Bashkimit Europian, NATO dhe mbarë botës demokratike.

\"Është koha të mbyllim të kaluarën konfliktuoze në Ballkanin Perëndimor dhe të hapim një perspektivë të re, drejtë integrimeve euroatlantike të kësaj pjese të Europës\" theksoj ambasadori Dedaj.